Sipas M. Krajës, E. Hasanit & comp. Kosova është laike dhe mbanë qëndrim ndaj feve për shkak të rrjedhës historike dhe akteve juridike. Sipas bindjes sime asnjëra e as tjetra nuk janë të vërteta.
E para, historia jonë asnjëherë nuk ka regjistruar revolucion kundër fesë siç ka qenë në Francë, revolucioni borgjez si reagim i madh popullor ndaj sistemit mbretëror dhe rendit kishtar. Identiteti ynë kombëtar e fetar me pluralitetitn kulturor brenda vetes nuk ka shënuar asnjëherë revoltë ndaj fesë. Identitetet kanë bashkëpunuar e kanë bashkëjetuar me shekuj të tërë te kombi ynë.
Edhe procesi i ndarjes së shtetit dhe fesë, në veçanti Shqipëria për shkak të rrjedha të pas vitit 1912, i ngjanë më shumë Anglisë e vendeve të hapura ndaj Fesë se sa Francës. E vetmja kohë e dhunimit të fesë dhe persekutimit të besimtarëve ka qenë periudha komuniste dhe sllave. Mos i lakmoni asaj kohe sepse nuk ju lejojmë ta ri-ktheni atë kohë.
E dyta, laicizmi dhe sekularizmi në esencë dallojnë nga praktikat e shteteve se sa demokratike janë se sa nga dallimi substancial midis tyre. Për laicizmin po merret shembull Franca dhe Turqia. Është gabim. Franca ka mbajt qëndrim neutral ndaj feve por qëndrimin ndaj myslimanëve e ka pasur më të rreptë për shkak të historisë kolonizuese e eksploatuese të saj në shumë vende islame. Ndërsa Turqia, laike ka qenë dhe laike është. Por fryma demokratike e qeverisë së Partisë së presidentit Erdogan e ka ruajtur laicizmin kushtetues por e ka demokratizuar shoqërinë, duke u pranuar edhe manifestimi publik i bindjeve islame.
Kosova është laike/sekulare, për këtë shikoni Komentarin e Kushtetutës së Kosovës (2013) ku bashkautor është edhe z. Enver Hasani, ku përcakton se “Në dispozitat shoqërore, Kushtetuta (sipas nenit 8 ) përcakton parimin e shtetit sekular…”. Pra, sipas këtij Komentari përcaktohet Kosova shtet sekular/laik.
Thjesht, ju nuk e keni hallin te laicizmi/sekularizmi e as te filozofia mbi këto koncepte, ju e keni hall identitetin islam të shqiptarëve dhe nuk mund ta duroni demokracinë e vërtetë në shoqërinë tonë.