Gjithkush e njeh këtë moment, pasi ta keni ngrënë drekën tuaj, ju doni të fleni. Kjo është një leukocitozë e ushqimit.
Dihet, se kur jeni semurë, numri i qelizave të bardha të gjakut në trupin e njeriut rritet. Por pak njerëz e dinë se e njëjta gjë vërehet dhe pas ushqimit që është trajtuar me nxehtësi. Nëse në kohën e ngrënies në trupin tuaj ka 6-7 mijë për milimetër katror të qelizave të bardha të gjakut, pastaj vetëm 30 minuta më vonë numri i tyre rritet në 30 mijë.
Leukocitet janë qelizat e bardha të rrumbullakëta në gjak, cilat janë përgjegjës në organizëm për imunitet dhe mbrojtje. Funksionet kryesore të leukociteve janë për të mbrojtur trupin nga infeksionet e ndryshme, bakteret,virusët dhe parazitët, mbajnë parametrat normalë të trupit dhe marrin pjesë në rigjenerimin e indeve. Kur ushqimi është ende në gojë, qelizat e bardha të gjakut dërgohen në traktin gastrik për të eliminuar efektet e dëmshme të ushqimit të gatuar. Ky mobilizim zgjat rreth dy orë, pastaj ndalet. Përsëritja e vazhdueshme e një procesi të tillë e dëmton shumë organizmin. Dhe më e rëndësishmja, leukocitet, në këtë kohë nuk mund të kryejnë funksionet e tyre mbrojtëse edhe imuniteti zvogëlohet.
Prandaj, aktiviteti minimal njerëzor shihet pas dreke, kur leukocitet nga truri dhe organet e tjera janë ridrejtuar në stomak.
Kjo është një nga shkaqet kryesore të ftohjeve të shpeshta dhe infeksioneve të tjera respiratore akute.
Leukocitoza e ushqimit quhet gjithashtu fiziologjike… dmth mjekësia moderne e quan këtë gjendje normë, por për fat të keq nuk është.
Leukocitoza e gjakut nuk është vërejtur, kur konsumon ushqime të papërpunuara. Ushqimi dhe pijet alkalike nuk shkaktojnë leukocitozë në trup. Ushqimi i freskët(fruta the perime) është alkalik.
Proteina e huaj gjithashtu shkakton leukocitozë. Trupi reagon ndaj proteinës së huaj njëjtë si reagon ndaj të gjitha substancave të tjera të huaja, ai mbrohet.
Leukocitoza e ushqimit zvogëlohet ndjeshëm nëse para se të hani një ushqim të përpunuar termikisht, hani një sasi të madhe ushqim bimore(sallata). Ushqimet e bimëve të papërpunuara janë të pasura me stimulues natyror dhe kjo përmirëson tretjen.
Ushqimi natyral për njerëzit (dhe gjallesat e tjera) duhet të jetë i papërpunuar. Me “përmirësim” të gatimit, të gjitha përbërësit e ushqimit – uji, proteinat, yndyrat, karbohidratet, vitaminat, transformohen në komponente të panatyrshme për tretje nga trupi.