Kulla Eiffel ka nevojë urgjente për restaurim, në të kundërt brenda 3 viteve rrezikon të deformohet dhe të bjerë.
Sipas DailyMail, disa raporte konfidenciale që nga viti 2010 kanë paralajmëruar se kulla ikonike është në një gjendje shumë të degraduar, me defekte të theksuara të cilat po fshihen për publikun.
Deri më tani kulla thjesht po i nënshtrohet një lyerjeje, që ka filluar që në vitin 2018 dhe pritet të mbarojë në 2024.
“Është shumë e thjeshtë, nëse Gustave Eiffel do ta vizitonte vendin, do t’i kishte rënë të fikët. Nuk ka gjasa të bjerë nesër në mëngjes, por është e vërtetë që nuk është aspak mirë.” – shprehet një nga punonjësit për mirëmbajtjen e kullës.
Dhe francezët tani po shqetësohen se monumenti i tyre kryesor, i ngritur në 1889 dhe një nga atraksionet turistike më të vizituara në botë me 6 milionë vizitorë çdo vit, është në rrezik të pësojë një fatkeqësi në shkallë të ngjashme me atë që i ndodhi Notre Dame në 2019, kur çatia mori flakë dhe u dogj për 15 orë.
Rruga Press