Me formimin e vendbanimit të ri orintal – kasabës, Mitrovica më shpejt zhvillohet dhe fiton karakterin e selisë të pushtetit të ri turk dhe të garnizoneve ushtarake e të ekonomisë zejtare, sidomos në kohën e eprorit ushtarak të spikatur turk, Gazi Isa Begut (Emrin e të cilit e ka sot Xhamia Qendore). Nga kjo kohë datojnë ndërtesat e para të ndërtuara: xhamia si simbol i sunduesit, sahat kulla, medresa dhe hani, transmeton “Mitropol”.

Rreth këtyre godinave të para grupizohet edhe mahalla e parë, e cila e merr emrin e Gazi Isa Begut. Pastaj vendbanimi zgjerohet buzë lumit Lushtë, rreth pjacës së sotshme, ku ndërtohen godinat e hyçymetit (gjyqi), xhamia e quajtur Qelepvirdi, hamami, mesxhiti (xhamia pa minare) e quajtur Hoshkaden – baba dhe Ruzhdia (Gjimnazi). Në këtë mënyrë, edhe bërthama e kasabës f.ormohet në qendrën e qytetit të sotshëm ,ndërmjet bregut të djathtë të Ibrit, kazermës dhe pjacës.

Në arkitekturën e vjetër folklorike, pos shtëpive me çyshkë, ndërtohen edhe shtëpitë me hajat të vogël të hedhur mbi rrugë, e gjithashtu edhe shtëpitë në kat me bazë katrore, nga të cilat disa kanë edhe magazet me kuhe harkore në dyer dhe dritare.

Rreth qendrës së qytetit formohen mahallët: Husen Çaush (rruga e Zhabarit), Hamidije (Muhaxher mahalla), në drejtim të rrugës së Vuçitërnës, Varosh mahalla, Potok mahalla, Shefteli mahalla dhe Kërvesh mahalla./Mitropol/

Burimi: “Pesëdhjetë shekuj të Mitrovicës”, me autorë Sulejman Murati dhe Mustafa Shukriu, nëndor 1971. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here