Në të gjitha periudhat historike ,që nga lashtësia e deri në diyët tona,Shkodra jo vetëm figuron si qytet ,por kudo del si qendër e zonës përreth.Pozita gjeografike e Shkodrës,ku përfundojnë disa lugina që e lidhin atë me brendësinë e Ballkanit,me liqenin brenda në qytet,me Bunën e lundrueshme
që e lidhte Shkodrën me Evropën ,Afrikën Veriore etj,nga ku silleshin artikuj të ndryshem industrial,qënia e saj si qendra më e madhe tregtare e venit,bënë që një rrjet i dendur rrugësh tokësore të fillojnë e të mbarojnë në Shkodër.Kështu shkruan studiuesi Agim Parruca në librin e tij “Shkodra bastion i qytetërimit shqiptar” të cilit i referohet gazeta “Pajcë”duke e sjellë të plotë.

Tregtarët shkodranë e shtrinë shumë veprimtarinë e tyre jo vetëm në krahinat e Shkodrës ,por dhe në ato të Rrafshit të Dukagjinit,Prizrenit,Ohrit,Elbsanit, Beratit e deri në Shqipqrinë e Jugut.Krahina nga ku sillej shumica e mallrave në skelën e Shkodrës,ishuin ajo e Kosovës dhe Maqedonisë.Rruget qe e lidhnin Shkodrën me krahinat e tjera ishin më së shumti rrugë malore, ku shfrytëzoheshin lugint lumenjve ,prandaj ato ishin shumë të ngushta e me mjaft rreziqe dhe të pashtruara.Kjo bëte që transporti tëkryhej me karvane, me kuaj e mushka.Këtë e pohon edhe konsulli francez në Shkodër.
Karvanet përbëheshin nga mushka e kuaj të zgjedhur,dis prej tyre ishin pronë e disa personave që merreshin vetëm me këtë punë,që quheshin qeraxhi,disa ishin pronë e tregtarëve që transportonin mallrat e tyre.
Karvanin e drejtonte kryetari I karvanit.Edhe kur bashkoheshin 2-3 të tillë,që e kishin rrugën bashkë,njëri prej tyre që njihej si më i zoti,e drjtonte atë.Kryetarit të karvanit I besoheshin dhe shuma të mëdha parash që ai I transportonte nga një vend në tjetrin.
Për ruajtjen e karvanit merreshin disa djem të arnatosur mirë,trima, të fortë e besnikë.Shpesh këta djem merrrshuin nga ta dyër që kishin bëre emër për bsë e trimëri.Për çdo 5-6 kuaj përgjigjj njëri prej këtyre djemve që cilëve dhe u shërbehej.
Në karvan kuajt cnin pas njëri-tjetrit ndërsa të parit I varnin një zile shumë të madhedhe zile të tjera të vogla me një rrip rreth qafës.
Kryetari i karvanit , i armatosur ecte nga fillimi ,ndërsa në krye, në një farë largësie nga karvani prinin tre djem të shkathët, më vigjilentët e më trimat,hipur mbi kuajt e tyre.
Kishte raste që karvanit i dilnuin para cuba për të grabitur mallin .Atëherë kriste pushka derisa të fitonte njëra palë.
Në mjaft raste përkrah karvanit luftonin dhe banorët e vendit ku ndodhete ngjarja.Kishte raste që ndonjë nga feudalët e fuqishëm bllokonte karvanët e qeverisë, pasi karvanë kishte dhe shteti turk,duke kërkuar prej saj realizimin e kushtëvë apo kërkesave që ata kishin.
Me qëllim që të inkurajonin zhvillimin e tregisë,Bushatllinjtë ndëshkonin çdo shfaqje kusarie në det ose në tokë, kudo ku ndodhte,prndaj në shumë rastë krvanet që niseshin nga Shkodr ose vinin në Shkodër,nuk guxonte kush t’i prekte.Tregojnë një rastnë një han në Kosovë,kishin sulmuar cubat për të grabitur një karvan që ihte sty për pushim,por ,u moren vesh se karvani vinte nga Shkodra,ata u largusnpa grabitur asgjë.
Në çdo qytet kishte hane të mëdhenj që shërbenin për strehim e ushqim të shoqruesve të karvaneve .Të tillë , në vitet 89-të të shekullit të XIX-te , Shkodra kishte 32,bile në Perash kishte edhe një karvanasaraj ku mund të strehiheshin deri 400vetë në natë,bashkë me kuajt e tyre.
Karvanët kryesorë që blinin e merrnin mallra në Shkodër ishin:
Karvani i Tartarit,karvan i qeverisë turke që sillte para floriri për të shpërndarë rrogat e ushtrisë dhe te nëounësve të saj.
Ky ruhej nga 2-3 plë roje zyrtare të armatosura.Në vitin 1824 , ky karvan i solli Mustafa Pashës 17 kuaj me aspra argjendi(monedhe e kohës), në sasi gati 2 milion copë.
Karvani i Malit të Zi nisej nga pazari në Fushë të Bunës ,nëpër fushë tëMnishkodrës,,duke përshkuar Koplikun,Bajzën,Hotin, ku ishte dhe jë han i madh, saqë vendi akoma sot quhet Hani i Hotit,dilte në Tuz, nëpër Mal te Zi, Bosnje,,ku kalonte në sarajevëe shpesh shkonte deri në Beograd.Atje dërgoheshin copa të ndryshme,këpucë, peshk e ngjala të thata,këtotë fundit kryesisht në Beograd ku kërkoheshin e shiteshin shpejt.Sillnin prej andej, lëkura,lesh, enë bakrietj.
Karvani i Gucisë sillte bulmet e lesh dhe merrte rroba të gatshme,qeleshe etj.
Karvani i Kosovës përshkonte diss qytete të Kosovës nëpër luginë të Drinit,në Qafë të Malit, Pukë,Vau i Dejës e në Shkodër, ku sillte lesh, lëkurë,mjaltë, bulmet,kumbulla te thata,mollë,bagëti,etj, dhe merrte artikuj industrialë,,veshmathje, kripë,vajguri,alkool,letra duhani,shprepse etj.
Karvani I Dheut të Poshtëm quhej karvani që vinte nga jugu dhe shpesh bashkohshin karavani që vinte nga Janina dhe ao që vinin nga Manastiri,Ohri,Struga,Elbasani, kalonte nëpër Lezhë,përshkonte Zadrimën e pushonte në Pazar tek Hani i Ali Tiranës në jug të pazarit të vjetër,.Ky karvan sillte lesh lëkurë,mjaltë,,vaj ulliri etj.,dhe merrte vajguri,alkool, letra cigaresh,shprepese, rroba të gatshme të qepura me porosi sipas krahinave,armë të shkurtra me doreza,punuar me serm e gurë të çmuar,prodjhime argjendarie etj.Kjomënyrë transporti ka vazhduar deri në fillim te hekullit XX-te.
Nje karvan i veçantë i perberë prej 8 burrash shkodranë, në vitin 1734 me në krye Hasan Koplikun,nisen ngs Shkodra për Haxhillek ne Mekë, Arabia Saudite.Rrugën Shkodër- Stamboll E kanë bërë për 28 ditë me kuaj, duke pushuar ne hane të qyteteve të ndryshme të Ballkanit.Pasi kanë pusuae dy ditë në Stambill janë nisur diagonal Turqisë dhe pas 23 ditësh kanë mbrritur në Adna.Pasi kanë pushuar dy ditë janë nisur drejt Sirisë,Jordanisë e Arabisë Saudite duke arritur në Mekë.Ky është ndoshta karvani unikal në Shqipëri që e ka bërë rrugën Shkodër-Mekë për 75 ditë.Kthimin e kanë bërë në intenerar më të gjatë me qëllim që të njiheshin me vende të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here