Misioni i NASA-s në Mars ka arritur të incizojë rreth pesë orë të zërave se si tingëllojnë në këtë planet, duke iu dhënë inxhinierëve sinjalet e para se si dallojnë tingujt në Planetin e Kuq për dallim nga Toka.

Nëpërmjet sondës hapësinore, “Perserverance”, janë përmbledhur tingujt që nga muaji shkurt falë mikrofonave të veçantë të pajisjes.

Sipas NASA-s, incizimet kanë bërë të qartë fuqinë e tingullit që vjen nga Marsi, me shumë bas.

Shkencëtarët kanë shpjeguar se për shkak të dendësisë më të madhe të atmosferës në Mars, zërat janë më vështirë të dëgjueshëm.

Dallimet e zërit në Tokë dhe Mars mund t’i kuptoni nëpërmjet videos së mëposhtme:

https://i.ytimg.com/vi/l7X5G2uAQ0o/hqdefault.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here