Zorra e trashë përjeton tri lloje kontraktimesh që punojnë së bashku për të përzier, gatuar dhe në fund nxjerrë jashtëqitjen. Shfaqja, koha dhe shpeshtësia e këtyre kontraktimeve ndikohen nga faktorë muskulorë, nervorë dhe kimikë.

Kafeja mund të stimulojë këtë aktivitet motorik të zorrës së trashë brenda disa minutave nga konsumimi i saj, bazuar në hulumtimet e kufizuara të disponueshme, tha Staller. Dymbëdhjetë njerëz të shëndetshëm e përjetuan këtë aktivitet gjatë një studimi të vitit 1998, kur ata ranë dakord të vendosnin një sondë sensor në zorrën e trashë. Gjatë një periudhe 10-orëshe të nesërmen, pjesëmarrësit konsumuan kafe të ngrohtë, kafe pa kafeinë, ujë ose një vakt në mënyrë të rastësishme. Të dy llojet e kafesë dhe një vakt shkaktuan më shumë kontraktime dhe presion të zorrës së trashë, krahasuar me ujin. Kafeja me kafeinë ishte 60% më efektive se uji në stimulimin e aktivitetit motorik të zorrës së trashë dhe 23% më e efektshme se kafeja pa kafeinë.

Shumë pjesëmarrës të një studimi tjetër thanë se konusmimi i kafesë u dha atyre dëshirën për jashtëqitje dhe më pas kaluan një test të ngjashëm. Aktiviteti i tyre i zorrës së trashë u rrit brenda katër minutave nga pirja e kafesë së zezë pa sheqer, një efekt që zgjati të paktën 30 minuta.

Këto rezultate ka të ngjarë të nënkuptojnë se kafeja nuk është drejtpërdrejt në kontakt me rreshtimin e zorrës së trashë, por përkundrazi e prek atë përmes një “mekanizmi gastrokolik”, tha Staller – që do të thotë se kontakti i kafesë “me shtresën e brendshme të stomakut shkakton ose një sistem nervor ose një përgjigje hormonale që shkakton fillimin e zorrës së trashë kontraktuese”, tha ai. “Kontraksionet e zorrës së trashë e lëvizin jashtëqitjen në zorrën e trashë drejt rektumit dhe sa qel e mshel sytë ju vie dëshira për jashtëqitje.”

Melanoidinat – komponimet e formuara gjatë pjekjes së kafesë – kanë fibra dietike, të cilat e ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun, tha Jones.

Kafeja ndikon në hormonet dhe acidin e stomakut

Kafeja duket se e stimulon gjithashtu lirimin e hormonit gastrinë, tha Staller, i cili e mundëson prodhimin e acidit gastrik (acidit të stomakut). Acidi gastrik ndihmon në tretjen e ushqimit dhe mund ta nxisë aktivitetin e zorrës së trashë. Studiuesit zbuluan në vitin 1986 se pirja e kafesë me kafeinë apo pa kafeinë ndikoi shpejt dhe ndjeshëm nivelet e gastrinës.

Pasi kishin agjëruar gjatë natës, burrat në një studim të vogël të vitit 2009 konsumuan ose një vakt ushqimi dhe kafe të zezë, ose thjesht një vakt ushqimi. Pirja e kafesë e përshpejtoi ndjeshëm kohën që duhej që ushqimi të dilte nga stomaku dhe të hynte në zorrën e hollë pas ushqimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here