Një planet me madhësinë e Jupiterit është gjetur duke orbituar një yll “white dwarf”– mbetje bërthamore yjore – duke siguruar të dhëna se çfarë do të ndodhë në sistemin tonë diellor kur dielli, një yll, të shuhet përfundimisht.

Një ekip ndërkombëtar astronomësh vëzhguan fenomenin, i cili ndodh kur një yll nuk ka më karburant bërthamor për të djegur dhe shuhet. Planeti i largët, një gjigant gazi me masë 1.4 herë më të madhe se Jupiteri, ishte në gjendje t’i mbijetonte shuarjes së yllit.

Shkencëtarët thonë se zbulimi është në përputhje me llogaritjet e mëparshme. Megjithëse fenomeni ishte parashikuar, ai nuk ishte vërejtur kurrë më parë. Autori kryesor i studimit, Joshua Blackman nga Universiteti i Tasmanisë, tha:

“Ne parashikojmë që ky planet të ketë një distancë me yllin “white dwarf” midis 2.5 dhe gjashtë herë distancën e Tokës nga dielli, e cila është e ngjashme me atë të Jupiterit.”

Blackman tha se zbulimi hodhi dritë mbi atë që do të ndodhë kur dielli të mbarojë karburantin.

“Kjo është hera e parë që kemi gjetur një sistem që i ngjan çfarë ne presim të ndodhë me sistemin tonë diellor në pesë apo gjashtë miliardë vjet.”

Në pesë miliardë vjet, dielli pritet të zgjerohet, duke u bërë një “gjigant i kuq”.

“Në këtë proces, ka të ngjarë që të zhduken planetët e brendshëm. Ka të ngjarë që Mërkuri dhe Afërdita do të shkatërrohen,” tha Blackman.

Toka mund t’i mbijetojë ngjarjes, por nuk do të jetë e banueshme. Pasi dielli të mbarojë plotësisht karburantin, ai do të jetë një “white dwarf”.

Yjet “white dwarf” japin vetëm dritë të zbehtë, gjë që i bën praktikisht të pamundur të vëzhgohen drejtpërdrejt nga teleskopët me bazë tokësore. Ekipi e gjeti yllin “e vdekur” duke përdorur një teknikë ku drita nga një planet i largët përkulet nga graviteti i një ylli më të afërt.

Zbulimi ishte “krejtësisht i papritur”, tha Blackman. “Ne prisnim të shihnim një yll normal si dielli ynë. Kështu që kaluam shumë vite duke u munduar për të dhënat dhe duke u përpjekur të përcaktojmë nëse kemi bërë një gabim.”

Burimet: Guardian, Science News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here