Tashmë Qeveria e Ukrainës ka ndaluar eksportet e thekrës, elbit, melit, sheqerit, kripës dhe mishit deri në fund të këtij viti, sipas një rezolute të kabinetit të publikuar të mërkurën, raportoi Reuters.

Kjo pritet të çojë deri tek mungesa të drithërave dhe rritjen e çmimit e orizit dhe të produkteve kryesore, përfshirë bukën.

Rusia dhe Ukraina së bashku janë përgjegjëse për rreth 30% të eksporteve botërore të grurit dhe elbit.

Ndërkohë që tregtia globale e grurit është më e madhe se të gjitha kulturat e tjera së bashku. Në vitin 2017, prodhimi i përgjithshëm global i grurit ishte 772 milionë tonë. Bazuar në të dhënat e vitit 2017, Bashkimi Evropian është prodhuesi më i madh i grurit, duke prodhuar 150.2 milionë tonë metrikë grurë. Kina, India dhe Rusia, tre prodhuesit më të mëdhenj të grurit, përbëjnë rreth 41% të prodhimit të përgjithshëm të grurit në botë.

Këtu janë 10 vendet me prodhimin më të madh të grurit:

Kina (134.3 milion tonë)

India (98.5 milion tonë)

Rusia (85.9 milion tonë)

Shtetet e Bashkuara (47.3 milionë tonë)

Franca (36.9 milionë tonë)

Australi (31.8 milion tonë)

Kanada (30 milion tonë)

Pakistani (26.7 milion tonë)

Ukraina (26.2 milionë tonë)

Gjermania (24.5 milionë tonë)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here