Fotografi të heroit kombëtar Isa Boletinit, mund të themi se ka mjaftueshëm, dhe pothuajse shumica prej nesh i kemi parë. Por a ju ja rënë në sy një detaj interesant?!
Në shumicen e fotografive të Isa Boletinit vërehet qartë se i mungon gishti i mesit në dorën e majt. Këtë detaj interesant tek Isa e kishte vënë re edhe gazetari i revistës “l’Echo de Paris” i cili kishte zhvilluar intervistë ekskluzive me Isa Boletinin në vitin 1913 në Londër. Ndër të tjera gazetari kishte pyetur:
..Duke rrëfyer këtë arritje, shefi shqiptar tregon shpatullën e tij të majtë të enjtur. Ishte e shpuar nga njëra anë në tjetrën. Shoh që në dorën e tij të majtë mungon gishti i mesit.
— E ka marrë Xhavit pasha?
Isai buzëqeshi me përbuzje:
— Jo. Aksident i thjeshtë gjatë rinisë.
Siç shihet se në këtë intervistë të kohës Isa Boletini nuk i kishte dhënë shumë rëndësi aksidentit të tij gjatë rinisë që kishte përfunduar me humbjen e gishtit.
Por, çfarë kishte ndodhur në të vërtetë?
Sipas të dhënave që e kishte dhënë mbesa e tij, Isa Boletinit i mungonte gishti i mesëm i dorës së majtë, të cilin e kishte prerë me sëpatë në moshën 2-3 vjeçe, duke luajtur në oborrin e Kullës në Boletin. /InforCulture.info