Një ndër elementët më të bukur të traditave arbëreshe në Itali janë padyshim edhe kostumet e pasura me një ndërthurje të jashtëzakonshme elementësh mbresëlënës. Një shembull konkret i veçantisë së rrallë të veshjeve arbëreshe, është edhe kostumi i nusërisë së vajzave të Komunës së Horës së Arbëreshëve, i cili njihet ndryshe me emërtimin “shoka”. Veshja tradicionale, e mbështetur në traditën shqiptare, është një fustan i qëndisur me dorë i cili mbart fije ari dhe një shumëllojshmëri ngjyrash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here