Një urdhër i komandës gjermane që tregon qartë natyrën e pushtimit si edhe masat që duheshin marrë kundër popullsisë shqiptare, nëse partizanët sulmonin ushtrinë gjermane. Urdhri daton 17 shtator 1943.

Sipas këtij urdhri të divizionit I alpin, për çdo ushtar gjerman të vrarë apo plagosur duhej të pushkatoheshin ose vareshin 10 shqiptare.

Po ashtu, në çdo kamion ushtarak, me të cilin transportoheshin furnizimet e ushtrisë, duhej të merreshin edhe 3-4 shqiptarë, të cilët duhet të ekzekutoheshin menjëherë në vendin e pritës ndaj kamionit.

Duhet të nënvizohet fakti që, ky urdhër është lëshuar vetëm 8 ditë pas pushtimit.

Më poshtë përkthimi i plotë i dokumentit, që është nxjerrë nga arkivi ushtarak gjerman në Freiburg:

“Divizioni I alpin

Ic (oficeri i shtabit për zbulimin – shën. im)

Vendkomanda e divizionit, me 17.9.1943

Drejtuar: kapitenit von Eyb, Korçe

Gjenerali Stettner ka urdhëruar:

  1. për çdo ushtar gjerman të vrarë ose plagosur në ndonjë pritë të organizuar nga banditet; të pushkatohen ose varen në vendin e pritës 10 civilë.
  2. Në çdo kamion me furnizime duhet të transportohen edhe 3-4 civile, të cilët duhet të pushkatohen menjëherë nëse kamioni sulmohet.

Përvoja të kësaj natyre duhet të raportohen në vazhdimësi të Ic i divizionit.

Për komandantin e divizionit

Oficeri i parë i shtabit

Me porosi

(Nënshkrimi)

Toger dhe Ic”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here