Katër fazat e përgatitjes së oficerëve, hapja e shkollës “Skënderbej” dhe specializimet në Bashkimin Sovjetik. Ndihma e Kinës prej 5 miliardë dollarësh i modernizoi Forcat Ajrore me avionë të fjalës së fundit për kohën

Mbas vitit 1959 ushtria jonë u armatos dhe me raketa Tokë-Ajër
Gjatë viteve 1975-1976 ndihma kineze për U.P.Sh ka qenë rreth 5 miliardë dollar që do të thotë dhjetëra avionë të fuqishëm gjuajtës, mijëra tanke të fuqishme, dhjetëra katera silurues të kohës dhe grupe raketash tokë-ajër, qindra radarë për të gjitha llojet e armëve
Krijimi i Akademisë dhe shkollës “Skënderbej” krijoi një ushtri po aq të aftë sa kuadrot e përgatitur në BS
Fabrikat tona ushtarake prodhonin deri në 100.000 copë kundragaze në vit,
Skënderbegasit për studime në shkolla më prestigjioze ushtarake në ish-B.S. ishin të parët që dhanë kontributin e tyre në modernizimin e ish U.P.Sh.
Albert Z. ZHOLI

Më 28 Mars të vitit 1945 disa muaj pas çlirimit të vendit është krijuar shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej”, sigurisht sipas programit të përgjithshëm të ish qeverisë demokratike të atëhershme për transformimin e ish-U.Naç. Çlirimtare në një ushtri modern që t’i përshtatej kohës dhe shtetit të ri demokratik që do konsolidohej si dhe për të mbrojtur vendin nga ish-fqinjët gjeografikë dashakeqës të atëhershëm.

-Si e vlerësoni Luftën N-C, pasi ju në atë luftë keni qenë i vogël? Si u modernizua ushtria jonë mbas kësaj lufte?

Kam qenë një kuadër i lartë i U.P.Sh që nuk kam qenë pjesëtar i luftës Nac.Çlir., por mosha 12 vjeçare e atëhershme më ka dhënë mundësi që t’i shoh me sy ngjarjet e saj si dhe transformimin e U.Nac.Çlir. në një ushtri moderne, mbasi nga viti 1946 e deri në vitin 1950 kam qenë Skënderbegas dhe mbas vitit 1953 oficer e kuadër i lartë i U.P.Sh deri sa dola në pension në vitin 1988. Ajo luftë mbetet më heroikja e të gjitha kohërave.

Mbarimi i luftës në vitin 1944 e gjeti vendin tonë në një ushtri Nac-Çlir., që duhej të riorganizohej, mbasi, ish kuadrot ushtarake në shkollë ishin të pakët dhe armët modern siç ishin: aviacioni e marina luftarake, tanket, artileria bregdetare, shërbimi radioteknik (radiolokacioni), kimia e topografia ushtarake, mbrojtja kundër ajrore modern, armatimi etj., mungonin fare, kurse forcat tokësore, ndërlidhja, artileria kundërajrore, xhenjua, mbrapavija, shëndetësia ushtarake duhet të perfeksionoheshin e modernizoheshin.

Zbatimi i këtij plani filloi me krijimin e shkollës së mesme Ush. Skënderbej si dhe me marrjen e masave të menjëhershme për shkollimin dhe kualifikimin e kuadrove të U.P.Sh. trashëguar nga U.Nac.Çlir. Për këtë qëllim më 28 Mars të vitit 1945 me urdhër të ish Kom.Përgj. të U.P.Sh. dhe njëherësh kryeministër i vendit Enver Hoxha krijohet shkolla e mesme ushtarake Skënderbej. Pjestarët e parë të saj ishin partizanët me moshë të re që u regjistruan nxënës për të marrë kulturën e mesme ushtarake në këtë fidanishte të U.P.Sh.

Sigurisht që kjo shkollë e mesme ushtarake kishte ngjashmëri me shkolla të tilla në ish B.S. dhe program i saj kishte si qëllim jo vetëm marrjen e maturës mesatare të lartë, por dhe kalitjen fizike e ushtarake.

-Cilat ishin nevojat urgjente të Ushtrisë sonë në atë kohë?

Si cilësuam më lart ushtria e sapo organizuar kishte nevoja urgjente, mbasi shumë kuadro të saj jo vetëm që nuk e kishin të plotë arsimin e mesëm, por dhe njohuritë e kohës për armët me të cilat ata fituan luftën Nac-Çlir. ishin vetëm praktike. Prandaj krahas krijimit të shkollës ushtarake Skënderbej pjesëtarë të së cilës u bënë shumë ish partizanë për kualifikimin në ish Jugosllavi dhe në Sh.B. S. Po kështu u organizuan kurse kualifikimi Brenda vendit, kurse drejtuesit kryesorë të luftës Nac.Çlir. Me shkollë të përgjithshme të atëhershme ish komandantët e brigadave e divizioneve tashmë me grada madhore dhe gjeneralë u dërguan për studime në shkolla të larta e akademira nga më prestigjiozet në ish B.S.

Përveç kuadrove tona të larta të pas luftës nga fund ii vitit 1947 në ish B.S. u dërguan dhe shumë Skënderbegas dhe kontingjent i zgjedhur civil për t’u profilizuar si pilotë, detarë, tankistë, kimistë, topografë, ndërlidhës, gjithë armësh, xhenio, artileri bregdetare, prapavijë, armatim, mjekësi ushtarake etj., të cilët mbas mbarimit me sukses të studimeve gjatë viteve (1951-1953) u kthyen oficerë që zotëronin teknikën e pilotimit e të lundrimit, teknikën e tankut, teknikën e artilerisë Bregdetare, teknikën e topografisë, kimistit, ndërlidhësit, xhenierit, teknikën e mjekësisë ushtarake, të prapavijës dhe të gjitharmëshit të ish baza e ish U.P.Sh.

Ndërkohë bashkë me ta U.P.Sh mori avionët e parë, katerat e parë silurues, tanket e parë, radiostacionet e para për ndërlidhje, mjete kimike, mjete xheniere, topa dhe pajisje për artilerinë bregdetare dhe artilerinë kundërajrore, pajisje optike, pajisje për shëndetësinë ushtarake etj.

Kjo për mendimin tim ishte faza e dytë e kompletimit të ish U.P.Sh me teknikën e kohës dhe kuadro ushtarake oficerë mbaruar në shkolla profesionale më prestigjioze në ish B.S. Mbas vitit 1953 nga shkolla Skënderbej vazhdonin të dërgoheshin në ish B.S Skënderbegas për të studiuar për të gjitha llojet e armëve, ndërkohë që nga ish B.S. ktheheshin shumë të tjerë, tashmë oficerë të specializuar për të gjitha llojet e armëve të ushtrisë popullore shqiptare.

Në vazhdim gjatë viteve (1954-1956) në ish-B.S. u dërguan për specializim shumë oficerë Skënderbegas që kishin mbaruar uçilishte të ndryshme për të studiuar në shkolla të larta, akademi me emër nga më prestigjiozet, dhe inxhinierë të ndryshme (aviacion, marinë, ndërlidhje, r/llokacion, kimi, topografi, armatim, xhenio, tanke, artileri bregdetare artileri kundër ajrore, shëndetësi etj).

Kjo ishte faza e tretë e modernizimit të ish U.P.Sh ku përveç të tjerave që përmendëm më lart ajo u armatos dhe me nëndetëse, avionë të fuqishëm gjuajtës, tanke të fuqishme dhe radiolokatorë të tipave të ndryshëm për zbulim të largët, për marinë, aviacion, artilerinë bregdetare, artilerinë kundër –ajrore etj.

-Të flasim pak për degën tuaj që quhej shumë moderne, me çfarë lokatorësh u pajis ushtria jonë?

U.P.Sh u pajis me radiolokatorë të fuqishëm për të gjitha llojet e armëve krijoi mundësinë e krijimit të Mbrojtjes kundër-ajrore modern, e cila mbas vitit 1959 u armatos dhe me raketa Tokë-Ajër.

Me të vërtetë, në këto vite ishte nder i madh të shërbeje si oficer në U.P.Sh., mbasi ajo ishte transformuar në një ushtri modern në të gjitha llojet e armëve dhe fqinjët tanë gjeografikë dashakeqas për vendin tonë nuk guxonin të provokonin si më parë as nga deti e as nga ajri pale nga toka. Kishte krenari kombëtare për të cilën sot forcat e armatosura duhet të bëjnë shumë, mbasi jemi në NATO, por standardet e saj nuk i kemi arritur as me kuadro e as me teknikë luftarake, e cila me shumë vështirësi përballon situatat e emergjencës, e jo më t’i përgjigjet një situate luftarake.

Siç dihet marrëdhëniet gjithanshme në ish. B.S. në gusht të vitit 1961 u ndërprenë dhe shumë Skënderbegas oficerë u kthyen në Shqipëri dhe vazhduan studimet në U.Sh. T. për inxhinieri të ndryshme, disa të tjerë u dërguan në Kinë për specializime.

Ndërkohë që shkolla e bashkuar e cila kishte rritur cilësinë e mësimdhënies vazhdonte të përgatiste oficerë të profileve të ndryshme me kontingjent nga shkolla ushtarake Skënderbej. Shumë nga ish Skënderbegasit e parë që kishin mbaruar uçilishte dhe shkolla të larta n ëish B.S. ishin bërë pedagogë për ndërlidhje, topografi, radiolokacioni, prapavijë, këmbësorë A.K.A. xhenio etj. Po kështu Akademia Ushtarake Mehmet Shehu vazhdonte me sukses përgatitjen e kuadrove të larta kryesisht gjithëarmësh. Pra ishte ishte koha kur vendi duke u mbështetur në forcat e veta duhet të zgjidhte problemet e U.P.Sh. vet.

Kjo ishte fillimi i fazës së katërt, kur U.P.Sh plotësohet me kuadro ushtarake të përgatitura në vend si dhe me teknikë luftarake që na vinte peshqesh nga Republika Popullore e Kinës. Për këto të dy ndihma nga ish B.S dhe Republika Popullore e Kinës do të thosha: Përgatitja e kuadrove ushtarake është bërë kryesisht në ish-B.S. në kontingjent Skëndebegas.

-Po armatimi kryesor në vendin tonë nga ka ardhur?

-Kurse armatimi i U.P.Sh është bërë kryesisht nga Rep.Pop. Kineze për kuriozitet, vetëm gjatë viteve 1975-1976 ndihma kineze për U.P.Sh ka qenë rreth 4-5 miliardë dollarë që do të thotë dhjetëra avionë të fuqishëm gjuajtës, mijëra tanke të fuqishme, dhjetëra katera silurues të kohës dhe grupe raketash tokë-ajër, qindra radarë për të gjitha llojet e armëve të U.P.Sh qindra mijëra topa për artilerinë tokësore, Bregdetare e kundër ajrore, një sasi e madhe municioni për të gjitha llojet e armëve dhe ç‘është më kryesore: kinezët krahas ndihmës për ngritjen e disa fabrikave dhe uzinave për industrinë e vendit ndërtuan dhe industrinë ushtarake, e cila jo vetëm përballonte riparimin e teknikës luftarake, por edhe prodhimin e pjesëve të ndërrimit të saj si dhe të disa nyjeve e agregateve të gatshëm siç ishin: armatimi gjithë armësh, kundragazi deri në 100.000 copa në vit, r/stacione për ndërlidhje, centrale e aparate telefonike, granata të ndryshme tymuese e lotuese, dinamit për xhenion dhe për gjithë vendin etj.

Edhe industrinë ushtarake e krijuan ish Skënderbegasit, oficerë mbaruar studimet në ish-B.S. uçilishte, shkolla të larta, akademi ushtarake nga më prestigjioze dhe inxhinieri të ndryshme: Fatosh Voshtina Sefedin Fuga, Avram Dino, Piro Begevarfi, Androkli Andrea, Neki Bekteshi, Petrit Nuraj, Hajro Minxhozi, Arjan Beqari etj. Prandaj në 70 vjetorin e krijimit të shkollës së mesme ushtarake Skënderbej ne ish Skënderbegasit kemi të drejtë morale dhe legjitime të krenohemi sepse mbas mbarimit me sukses të studimeve në ish B.S. duke punuar si oficerë në strukturat e U.P.Sh kemi dhënë kontributin tonë, i cili shërbeu për zhvillimin dhe modernizimin e saj.

Është realitet që krijimi i të gjithë armëve special në U.P.Sh është bërë nga Skënderbegas oficerë që kanë mbaruar shkolla ushtarake më prestigjioze në ish B.S. Në qytetet Leningrad, Moskë, Kiev, Odesë, Gozki, Riga, Borisoglebi, Baku, Sevastopol, Tulla Erpatozie etj. Ata kanë krijuar aviacionin ushtarak shqiptar, flotën luftarake detare, artilerinë bregdetare, tanket, topografinë ushtarake, kiminë, shërbimin radioteknik (Radio llokacionin), xhenion, armatimin, shëndetësinë ushtarake dhe repartet e raketave kundërajrore dhe së fundi dhe industrinë ushtarake.

Këto kuadro të larta udhëhoqën reparte të rëndësishme të U.P.Sh arsimuan shumë kuadro të tjera në shkollën e Bashkuar të oficerëve në Akademinë Ushtarake Mehmet Shehu si dhe në shkollat e instruksionit të llojeve të armëve në U.P.Sh.

-Skënderbegasit, a do t’i cilësoje bërthama e Ushtrisë?

Po, sigurisht. Është në nderin tim të përmend disa prej tyre. Kush nuk i njeh pilotët e talentuar: Anastas Ngjela, Kosta Dede, Hektor Lako, Bajzait Jaho, Bego Hoxha, Barjam Hitaj, Bilal Sina, Çobo Skënderi, Ilia Troplini, Dizdar Veipi, Bardhyl Taçi, Sabri Kasimati, Koço Biku etj, që nuk janë shquar vetëm si pilotë, por dhe si komandantë të talentuar në repartet e aviacionit shqiptar. Me krenari përmendim sot të shkolluarit e parë oficerë Skënderbegasit për flotën luftarake detare, akademinë e marinës luftarake dhe uzinën e Pashalimanit inxh. Ylber Sevrani, Fatosh Voshtina, Tahir Hoxha, Piro Tusha, Niko Gjeçi, kuadrot e larta Dashamir Ohri, Petrit Myftiu, Beqir Gerbi, Skënder Doçi, Ndue Jaka, Tahsim Meçe, Ndreç Zefi, Muharrem Kuçani, Rustem Sharkaj, Lutfi Xhika, Perikli Xhixhaj etj., të cilët gradualisht u vunë në krye të flotës luftarake detare shqiptare duke e udhëhequr atë, të aftë e konkurruese me të tjerat në detin Jon e Adriatik.

Duke vazhduar më poshtë ishin Skënderbegasit oficerë mbaruar në ish B.S që krijuan dhe udhëhoqën Topografinë ushtarake e më vonë institutin e topografisë ushtarake: Gafur Shyti, Myfit Guxholli, Linoz Alimuçaj, Dhimo Dhaskali etj.

Po kështu ish-Skënderbegasit Shyqyri Kondi, Pori Begevarfi, Jahja Jaho etj., krijuan armën e kimisë ushtarake në U.P.Sh., laborataorin e saj dhe më vonë në bashkëpunim me inxhinierë të tjerë që kishin mbaruar U.Sh. T projektuan dhe zbatuan uzinën e kimisë ushtarake, e cila iu bashkëngjit uzinës së radiolokacionit e Ndërlidhjes (Rep. Ush N.1120) ose Uzina 29 vjetori e krijuar në korrik të vitit 1972. Ish Skënderbegasit Xhafer Matuka, Gjergj Titani e Rustem Peçi mbaruar studimet në Riga të ish-B.S. krijuan Artilerinë Bregdetare në U.P.Sh. Gjatë viteve (1954-1956) Skënderbegasit oficera që kishin mbaruar uçilishten e Ndërlidhjes në Kiev të ish B.S. në fund të vitit 1951 dhe 1953 si dhe shkolla të larta për radiolokacionin në krime, Harkov e Leningrad krijuan organizuan dhe udhëhoqën për hero të parë në ish U.P.Sh. radiolokacionin (shërbimin radioteknik) i cili e bëri mbrojtjen kundër-ajrore të kohës, dhe njësisë mbasi drejtimi i aviacionit gjuajtës dhe qitjet e A.K.A drejtoheshin sipas të dhënave të sakta të radiolokatorë të zbulimit të largët, të radiolokatorë të A.K.A si dhe të vetë radiolokatorëve që u dispononte aviacioni. Ja disa prej tyre:

Qani Xhebraj, Todi Prifti, Polikron Ballabani, Dule Hoxha, Jashar Gaba, Ahmet Aga, Sinan Lesko, Tajar Agolli dh eng. Ramazan Çami, Androkli Andrea, Koço Kita e Arjan Beqari.

Edhe ndërlidhja e ish U.P.Sh e krijuar që gjatë luftës Nac. Çlir. u modernizua duke u plotësuar me teknikë që u vu në shfrytëzim për herë të parë nga ish Skënderbegasit e oficerë që kishin mbaruar uçilishten e Ndërlidhjes në Kiev të ish B.S. gjatë viteve 1949-1951: Xhelal Veseli, Sotir Tiko, Llazi Dino, Pavllo Dede, Aqif Gozhita, RAsim Imami, Xhemal Imeri, Misir Banaj, Ylli Llupo, Ahmet Neziri, Reis Nikaj e Zoi Risto etj.

Edhe Artileria kundër ajrore ashtu si ndërlidhja e krijuar që në fillim të vitit 1946 është prefeksionuar e modernizuar nga Skënderbegas që kanë studjuar në ish B.S.

Ing. Tomorr Hasani, Qebir Bisha, Alush Bisha, Reis Sinani, Pasho Alimerko, Safet Malaj, Sulejman Myftiu, Sokrat Gjerasi e Baçalla Havari dhe teknikët e talentuar mbaruar në Leningrad të ish B.S: Myfit Shabani, Ismail Pulaj, Reshat Çela, Muhamet Burimi, Azbi Çela etj.

//nga gazeta Telegraf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here