Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet më parë në Amerikën Veriore. Sipas analizës së studiuesve, numri i përgjithshëm i T. rex arrin në 2.6 miliardë.
Përllogaritja është bërë duke marrë parasysh faktorë si madhësinë e diapazonit gjeografik, masën trupore, modelin e rritjes, moshën në pjekurinë seksuale, jetëgjatësinë, kohëzgjatjen e një brezi të vetëm dhe kohën totale përgjatë të cilës kjo specie ka ekzistuar para se të zhdukej përfundimisht 66 milionë vjet më parë. Ata gjithashtu morën parasysh një doktrinë të quajtur Ligji i Damuthit, që e lidh popullatën me masën trupore: sa më e madhe të jetë kafsha, aq më pak individë janë.
Paleontologia dhe bashkëautorja e studimit, Ashley Poust, nga Muzeu i Historisë Natyrore në San Diego, thotë se nëse 2.5 miliardë duken pak, duhet të dimë se ky numër përfaqëson vetëm rreth një të tretën e popullsisë njerëzore aktuale të Tokës – dhe 20 000 është e barabartë me madhësinë e një qyteti të vogël.
Fosilet e më shumë se 40 individëve T. rex janë gjetur që kur kjo specie u përshkrua për herë të parë në 1905, duke siguruar një informacion të pasur në lidhje me një kafshë që është e gjallë në imagjinatën popullore.
Studimi është botuar në revistën “Science”.
T. rex ishte ndër dinozaurët më të mëdhenj mishngrënës. Kishte kafkë rreth 1.5 metër me nofulla të mëdha dhe muskulore, me një forcë kafshimi që shtypte edhe kockën, një gojë plot me dhëmbë të madhësisë së një bananeje, nuhatje të mprehtë, këmbë të forta dhe krahë me duar që kishin vetëm dy gishta.
Ndoshta T. rex më i madh i njohur është një ekzemplar i quajtur Sue në Muzeun Field në Çikago, me gjatësi 12,3 metra, peshë rreth 9 tonë dhe jetëgjatësi rreth 33 vjet.
Sipas studimit, pesha mesatare e një T. rex është 5.2 tonë, jetëgjatësia 28 vjet, numri i përgjithshëm i brezave të specieve rreth 125 000 dhe diapazoni i tij gjeografik afërsisht 2.3 milion kilometra katrorë.
Fosilet e T. rex janë gjetur në provincat Alberta dhe Saskatcheëan të Kanadasë dhe shtetet amerikane Montana, Wyoming, Dakota e Jugut, Dakota e Veriut, Utah, Colorado, Neë Mexico dhe Texas. Specia u zhduk pasi një asteroid u përplas në Meksikë, duke shfarosur tre të katërtat e specieve të Tokës.