Sipas një studimi në kolegjin osteopatik të dermatologjisë në Amerikë thonjtë ndahen në dy kategori:

1-Thonjë të thatë dhe të dobët

2-Thonjë të butë dhe të dobët

Kategoria e parë shkaktohet nga mungesa e hidratimit ndëra e dyta nga lagështia e tepërt, por cilat janë shkaqet e tjera që i bëjnë thonjtë të dobët? Më poshtë ju zbulojmë disa prej tyre sipas ‘Healthyline’:

1-Hipotiroidja

Nivelet e ulëta të tiroides mund të sjellin dobësimin e thonjve por jo vetëm. Ajo shkakton shtimin në peshë, humbje të flokëve, lodhje si dhe depresion.

2-Mosha

Thonjtë janë në ndryshim të vazhdueshëm me rritjen e moshës. Ato të këmbëve fillojnë trashen ndërsa të duarve bëhen më të hollë.

3- Mungesa e hekurit

Nëse ju nuk keni sasinë e duhur të hekurit në trup, niveli i qelizave të kuqe ulet duke sjellë më pas dobësimin e thonjve.

Për t’i mbrojtur ato sugjerohet të përdorni kremin e duarve, mbajini sa më të shkurtër si dhe përdorni doreza kur jeni duke bëre punët e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here