Departamenti i Shëndetësisë në Ohio të Shteteve të Bashkuara, e ka shpërndarë një mesazh për publikun, ku tregon funksionin e fuqishëm që e ka distancimi social.
Agjencia e shpërndau një video që demonstron reaksionin zinxhir, duke përdorur topat e ping pongut dhe kurthet për minj, që të tregojë më së miri këtë efekt, pasi njerëzve në mbarë botën po u kërkohet të praktikojnë distancën sociale, në përpjekje për të luftuar përhapjen e pandemisë, transmeton Telegrafi.
Bazuar në pamjet e shpërndara, shihet se si aktivizohen nga një top i vetëm të gjitha kurthet që janë së bashku, derisa kur qëndrojnë në largësi nuk preket asnjë prej tyre.
Mesazhi i fuqishëm në kohën kur po kërkohet që të “rrafshohet lakorja”, ndërsa 1,710,324 njerëz raportohet se janë infektuar, derisa 103,512 kanë vdekur nga coronavirusi.