Gjuhët kanë qenë gjithmonë “fibra” e njerëzimit. Guri i themelit të shoqërisë njerëzore, dhe forca që i hapi rrugën qytetërimit. Pa të, shoqëritë nuk mund të zhvilloheshin siç janë zhvilluar. Ndaj gjuhët janë “testament” mbi nevojën e madhe të species tonë për të ecur përpara. Sigurisht që ato janë një forcë fluide, evoluojnë gjithmonë, në varësi të kohës dhe ndikimeve të jashtme…

Gjuhët kanë qenë gjithmonë “fibra” e njerëzimit. Guri i themelit të shoqërisë njerëzore, dhe forca që i hapi rrugën qytetërimit. Pa të, shoqëritë nuk mund të zhvilloheshin siç janë zhvilluar. Ndaj gjuhët janë “testament” mbi nevojën e madhe të species tonë për të ecur përpara. Sigurisht që ato janë një forcë fluide, evoluojnë gjithmonë, në varësi të kohës dhe ndikimeve të jashtme. Edhe sot, gjuhët zhduken dhe rishfaqen, në forma të reja dhe të ndryshme. Por cilat janë gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot?

GJUHA BASKE. Gjuha Baske ose Euskara siç njihet nga folësit e saj, është vërtetë një gjuhë e mahnitshme dhe unike në Evropë. Ajo flitet sot në rajonin Bask në Spanjë nga rreth 750.000 folës amtarë dhe rreth 1.185.000 folës të tjerë, që nuk e kanë gjuhën e tyre të origjinës. Rajoni Bask është shtëpia e popullit bask, një zonë që shtrihet midis kufirit mes Spanjës dhe Francës, e përqendruar rreth Gjirit të Biskajës. Gjuha baske nuk ka asnjë lidhje me gjuhët fqinje. Një teori interesante, e lidh baskishten me gjuhët e maleve të Kaukazit, siç janë gjuha çeçene dhe ajo gjeorgjiane, që janë gjithashtu unike.

GJUHËT KARTVELIANE. Banorët autoktonë të rajonit të Maleve të Kaukazit Jugor, gjuhët kartveliane janë padyshim ndër më të vjetrat në botë, dhe që fliten ende. Këtu futen gjuha gjeorgjiane, svan, zan, mingrelian dhe laz. Izolimi gjeografik i fiseve që jetonin këtu, lejoi zhvillimin e pashqetësuar të shoqërive unike, që më vonë do të sundonin rajonin. Gjuha gjeorgjiane, ka formën e saj më të hershme të shkruar që daton në vitin 430 Pas Krishtit. Por vetë gjuha, është sigurisht shumë më e vjetër. Kjo familje gjuhësore, nuk është e lidhur me asnjë tjetër në botë, dhe ka rreth 5.2 milionë folës në të gjithë botën.

GJUHA TAMILE. Gjuha tamile është një pjesë e gjuhëve dravidiane, dhe flitet nga komuniteti etnik Tamil, që banon në pjesën më jugore të nënkontinentit Indian. Ajo është gjithashtu një nga gjuhët më të vjetra në botë që fliten ende sot. Në shtetin indian Nadu, gjuha tamile është gjuha zyrtare. Ajo nuk ka asnjë lidhje “gjenetike” me gjuhën dominuese hindu në Indi. Ajo flitet nga rreth 75 milionë tamile, të shpërndarë në të gjithë botën. Forma e saj më e hershme e shkruar, daton në vitin 300 Para Krishtit.

GJUHËT PALEO-SIBERIANE. Ato u përkasin fiseve të largëta të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Rusi. Këtu përfshihen gjuhët ket, çukotko-kamçatkane, nivk dhe hukagir. Nga ana tjetër, ato përbëhen nga shumë forma dhe dialekte rajonale. Është e sigurtë, që këto gjuhë i paraprijnë gjuhëve që janë sot dominuese në Siberinë e sotme, si gjuhët ruse, tunguze dhe turke. Këto fise nomade, nuk zhvilluan kurrë një sistem të shkruar të gjuhëve të tyre.

GJUHA AINU. Është gjuha e komunitetit etnik Ainu në Japoninë Veriore, dhe që i paraprin popullit modern japonez, që u vendos në këto ishujt. Ainu është një gjuhë e izoluar, pa asnjë lidhje me japonishten. Ekzistojnë disa lidhje të vogla të saj me gjuhët paleo-siberiane. Njerëzit e komunitetit ainu dhe gjuha e tyre janë sot të rrezikuar, teksa shfaqin tipare të dallueshme gjenetike dhe kulturore në krahasim me japonezët.

GJUHA ARABE. I përket grupit të gjuhëve semite, dhe është ndër më të vjetrat ende në përdorim. Disa mbishkrime në arabisht, datojnë që nga viti 125 Pas Krishtit. Është një shembull i shkëlqyer se si një gjuha e një kombi të fuqishëm pushtues, mund të vendoset në një zonë të gjerë, dhe të mbijetojë për shekuj në formën e saj origjinale.

GJUHA ARAMAIKE. Kjo gjuhë mburret me afro 3.100 vjet histori të shkruar. Ajo ishte në fillim gjuha e fisit aramean, që u përhap në rajonet e Levantit, Sirisë dhe Mesopotamisë në Lindjen e Mesme, dhe që kishte krijuar një mbretëri që rreth vitit 1000 Para Krishtit. Edhe në kohërat antike, ajo u përdor si një gjuhë mbretërore në disa nga oborret më të vjetra të botës.

GJUHA KINEZE. Gjuha kineze është shumë e vjetër, dhe një ndër më uniket në botë. Ajo është shumë komplekse – si në të shkruar, ashtu edhe në të folur – dhe sistemi i saj i shkrimit mund të përbëhet deri në 100 mijë simbole të ndryshme. Forma më e hershme e shkruar e kinezçes, daton që nga viti 1250 Para Krishtit.

GJUHA PERSE. Persishtja, e njohur edhe si farsi, është një gjuhë shumë e vjetër indo-evropiane, që i përket nënndarjes indo-iraniane. Ajo flitet nga rreth 70 milionë njerëz në të gjithë botën. Është e gjurmuar në formë të shkruar që në shekullin VI Para Krishtit, por historia e saj është më e vjetër. Persishtja e vjetër, ishte gjuha e Perandorisë Akamenidiane, e cila ekzistoi gjatë viteve 550-330 Para Krishtit, dhe më vonë edhe në Perandorinë Sasaniane. Shkrimi më i vjetër daton nga sundimi i Darit I.

GJUHA GAELIKE IRLANDEZE. Është dega irlandeze e gjuhëve goidelike, një pjesë e familjes keltike të gjuhëve indo-evropiane. Shkrimet më të hershme në këtë gjuhë në Irlandë, datojnë nga shekulli IV Pas Krishtit. Pas disa shekujsh shtypje brutale nga pushtuesit anglezë, kjo gjuhë po përjeton sot një ringjallje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here