Njihuni me 20 kafshë për të cila ndoshta s’kishit dëgjuar më parë.
1. Coconut Crub. Një specie e rrezikshme e gaforreve, Coconut Crub u shfaq të ejnten e kaluar në Hawaii. Kishte 25 vite që nuk ishte shfaqur një ekzemplar i “Birgus latro”, me peshë rreth 2 kg.
—
2. Cuon. Kafsha e dytë më e panjohur është një qen i egër , ose siç njihet ndyshe qeni i kuq. I përket familjes Canidae dhe jeton në Azinë Juglindore.
—
3. Babirussa. Është përfaqësues i familjes Suidae, shumë i ngjashëm me derrin e egër dhe jeton në ishujt Sunda, në arkipelagun Malay. Është një kafshë nate, jeton vetëm ose në grupe të vogla.
—
4. Klamidofori i cunguar. Jeton kryesisht në Argjentinë dhe i përket familjes Dasypodidae. Është rreth 15 cm dhe i mbuluar me një gëzof të butë e të bardhë. Ka zakonet e një brejtësi dhe del vetëm në muzg.
—
5. Pit. Është një gjitar mishngrënës i familjes Eupleridi, endemike në Madakaskar. Është një specie e vetmuar, përveç periudhave të çiftëzimit.
—
6. Gerenuk ëshë një antilopë që jeton në Afrikën Lindore. Ajo e ka qafën të gjatë dhe është quajtur edhe “gjirafa gazelë”. Ndryshe nga antilopat e tjera, ushqehet vetëm me gjethet e pemëve.
—
7. Brejtësi i zhveshur. I përket familjes Bathyergidae dhe quhet ndryshe miu lakuriq. Edhe pse gjitar, jeton në koloni të ngjashme me ato të milingonave dhe bletëve dhe armiku i tij më i madh është i ftohti.
—
8. Orçela aziatike. Është një specie delfini që jeton në brigjet e Azisë Jugore. Notar i ngadalshëm dhe me kokë të rrumbullakët, është rreth dy metra i gjatë dhe peshon rreth 130kg.
—
9. Bricjapi me brirë të zinj. I njohur si dhia markhor, është një dhi e egër që jeton kryesisht në Afganistan, Pakistan dhe në Indi, në majat e maleve që arrijnë 3600 metra.
—
10. Gaforrja Yeti. I përket familjes Kiwidae. Ajo është zbuluar së fundmi, në 2005 dhe jeton në thellësitë e Oqeanit Paqësor.
—
11. Majmunët hundëçip. I përkasin familjes Cercopithecidae dhe janë të përhapur në azi. Kanë lesh të gjatë dhe jetojnë kryesisht në pyjet malore deri në 4.000 metra të lartë.
—
12. Ujku me krifë. Është një canid i Amerikës së Jugut dhe ka një gëzof ngjyrë kafe-të kuqërremtë. Ndryshe nga ujqërit, nuk jetojnë në kope dhe nuk kapin pre të mëdha.
—
13. Delfini inteligjent Australian. I përket familjes Delphinidae dhe është i vetmi delfin në Hemisferën e Jugut që është pa pendë. Noton kryesisht në ujrat e Patagonisë dhe ishujve Falkand.
—
14. Dreri me kreshtë. Gjitar thundor i familjes së drerëve, dreri me kreshtë jeton kryesisht në pyjet malore 4500 metra të lartë në Kinë. Ka brirë të vogla, një tufë flokësh mbi ballë dhe bisht të bardhë.
—
—
15. Lampredi. Janë peshq pa nofulla që jetojnë në zona të buta. Kanë trup të gjatë e cilindrik, të ngjashme me të ngjalave dhe kanë gojë rrethore.
16. Qeni rakun. Është përfaqësues i familjes Canidae dhe jeton në Azi, edhe pse disa ekzemplarë janë gjetur dhe në Europë. Është i vetmi anëtar i familjes Canidae, që bën letargji dimërore.
—
17. Mara. I njohur ndryshe edhe si lepuri i Patagonisë, është një gjitar 45-75 cm dhe ka katër gishta në këmbët e para.
—
18. Fluturaku i Amazonës. Është një zog i familjes Tityridae. Jeton në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut.
—
19. Zebra Cefalofo. Është një antilopë e vogël që jeton në Afrikën Perëndimore. Krahasohet me zebrën sepse ka një duzinë vijash në trupë.
—
20. Brejtësit me fytyrë xixëlluese. Jetojnë në grupe të vogla në Amerikën e Veriut. Nuk shkojnë në letargji dhe janë në gjendje të nuhasin edhe nën ngricë.