Një numër imadh i njerëzve në botë, kanë probleme serioze me gjumin. Pandemia, me të cilët jemi duke u përballur ka ndikuar që këto probleme të përkeqësohen dhe pagjumësia tek shumë njerëz të përcillet edhe me ankth dhe stres të pakontrolluar, shkruan Huffington.

Në këtë kohë, është shumë e rëndësishme që të praktikoni shprehi të shëndetshme, në mënyrë që organizmi ta ketë sa më të lehtë ta përballojë dhe ta luftojë gjithë stresin e shkaktuar nga situate aktuale.

“Ju keni nevojë që sistemi respirator të punoj më mirë se asnjëherë më parë, ju keni nevojë që sistemi imunitar dhe të gjitha funksionet e lidhura me të, të funksionojnë në mënyrë efikase, dhe kjo nuk do të arrihet nëse truri juaj është i stresuar apo i lodhur nga pagjumësia”tha Lauri Leadley, trajnere e gjumit nga Valley Sleep Center.

Stresi ekstrem që ështe shkatuar nga situata me të cilën po përballemi të gjithë, është duke çuar në probleme me gjumin. Mirëpo fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra natyrale, të cilët ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe ndihmojnë në reduktimin e stresit. Disa nga këto këshilla të rekomanduara nga ekspertë të fushës janë:

Shijoni rrezet e diellit gjatë ditës– është shumë e rëndësishme që gjatë ditës, të ekspozoheni në diell. Në studime të ndryshme është dëshmuar, që drita natyrale ndihmon në rregullimin e orës biologjike të organizmit, duke përmirësuar kualitetin dhe duke zvogëluar nivelin e stresit.

Bëni dush para gjumit– kjo mënyrë do t’iu ndihmojë t’I relaksoni muskujt dhe në mënyrë natyrale melatonina, e c ila është përgjgjesë për gjumë të prodhohet në sasinë e nevojshme.

Komuniko me njerëzit- nuk është e thënë që krahas distancës fizike të mbani edhe distancë sociale me njerëzit. Vazhdoni komunikimin me shoqerinë dhe familjen, në mënyrë që ta mbushni ditën dhe për disa momente t’a harroni stresin dhe shqetësimet.

Bëni aktivitte fizike– joga dhe aktivitetet fizike të tjera, do t’iu ndihmojnë shumë në reduktimin e stresit dhe ankthit. Praktikojini aktivitetet fizike çdo ditë së paku për 30 minuta, dhe do t’a vëreni se do të ndiheni më të relaksuar.

Krijoni një orar fiks të gjumit– provoni të krijoni shprehi të gjumit dhe të krijoni një orë fikse kur shkoni në shtrat. Në këtë mënyrë organizmi juaj do të adaptohet me këtë orar dhe ju nuk do të keni më probleme me gjumin.

Disa metoda të tjera, të cilat do t’iu ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe rregullimin e gjumit janë: mbani shënimë për të gjitha gjërat që ju shqetësojnë, mos e merrni telefonin kur të shkoni në shtrat, mos konsumoni alkool dhe konsumoni ushqime të lehta dhe të shëndetshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here