Për nderë të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës ,nesër në ora 13:00 bëhet hapja e ekspozitës “ARTI SHKËMBOR I KOSOVËS”, shkruan InforCulture.info

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi nè rrjetin social Facebook vetë profesori universitar Shemsi Krasniqi, i cili është edhe autor i kësaj ekspozite.

Ai ka falenderuar Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës që ka mbështetur realizimin e kësaj ekspozite./InforCulture.info

Shemsi Krasniqi

Ky është postimi i tij i plotë:

EKSPOZITA “ARTI SHKËMBOR I KOSOVËS”
Miq, ju ftoj të vini nesër në hapjen solemne të ekspozitës tematike “Arti shkëmbor i Kosovës”. Hapja bëhet në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në orën 13:00, për përvjetorin e 13 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sot duke ecur shkallëve të Muzeut, e ndiva shpirtin duke qeshur nga gëzimi prej përjetimit të çastit të futjes mbrenda të artit shkëmbor të Kosovës, dmth, fotove të simboleve mijëravjeqare që deri tash nuk kanë qenë pjesë e Muzeut.
Falënderoj shumë Muzeun e Kosovës për mundësinë e ofruar për t’i ekspozuar fotografitë e bëra gjatë shumë viteve pune në terren!
E falënderoj shumë Ministrinë e Kulturës për mbështetjen e këtij projekti!
Miq, ju falënderoj shumë edhe juve!
Ju mirëpres me shumë kënaqësi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here