Pas themelimit të Perandorisë Latine në vitin 1204 nga Republika e Venedikut, mbretëria e Francës, e ndonjë vendi tjetër europian, shteti i Arbrit (sikurse që kishte vepruar më parë mbretëria e Kroacisë në vitin 1102 me mbretërinë e Hungarisë), do të kërkon mbrojtje nga bujaria e shteteve në fjalë, të cilat kishin sjellur në Arbëri edhe traditën europiane të heraldikës, përkatësisht të stemës, flamurit, vulës, e ndonjë tjetër.
Derisa, sipas traktatit në Viterbo të Italisë (1267), Epiri dhe Morea do të inkuadrohen nën mbrojtjen e Karlit I Anzhuin, këtë veprim do ta parapëlqejnë edhe kryezotërinjtë arbër në vitin 1272, vit ky që përkon edhe me themelimin e Mbretërisë së Arbrit (De Regnum Albaniae) në krye me Karlin I (Rex Albaniae), me seli në Durrës. Në këtë kontekst, heraldika arbërore, e cila ruante simbolikën, që nga kohët më të hershme të qytetërimeve të Mediteranit, fuqishëm do inkuadrohet në rrjedhat e mëtejshme të Europës Perëndimore, në veçanti të shteteve italiane të kohës.
Kjo traditë e pasur europiane do të manifestohet sidomos në heraldikën e familjes Kastrioti, që vazhdon të jetë e gjallë edhe pas vendosjes së pushtetit osman, jo vetëm si kujtesë e thjeshtë, por atë mund ta ndeshim nëpër libra të zhanrëve të ndryshme dhe sidomos në arte figurative, siç është fjala edhe realizimi në dy pikturat e piktorit anglez Edmund Leighton (1852-1922): “Call to Arms” (“Thirrje në Armë”, vitit 1888), dhe “Accoldate” (çmim ose privilegj i dhënë si një nder i veçantë, viti 1901)!
Jahja Drancolli, FaceBook /InforCulture.info