ILIRI QË THEU PERSËT.
KARUSI, PERANDORI ME ORIGJINË ILIRE, GJENERALI I SHQUAR I ROMËS, QË PUSHTOI PERSINË DUKE FITUAR BETEJAT NË MESOPOTAMI.
281–283. Sundimi i Karusit.
Komandanti i Pretorianëve, Marcus Aurelius Carus (një tjetër ilir), – ndonjëherë është dyshuar, mbase dhe pa të drejtë, se ka nxitur vdekjen e Probit. I zgjedhur perandor nga ushtria, ai vendosi të pushtonte Persinë për të rimarrë Mesopotaminë dhe Armeninë.
Duke lënë djalin e tij të madh, Carinus-in, që të administronte pjesët perëndimore të Perandorisë, Karusi marshoi drejt lindjes përmes Ilirisë, duke mposhtur gjatë rrugës fiset pushtuese Kuade dhe Sarmate.
282–283. Lufta me Persinë.
Karusi mundi Bahramin I të Persisë në Mesopotami. Më pas ai marshoi për të mundur përsëri persët pranë kryeqytetit të tyre, Ktesifonit, të cilin e pushtoi. Pastaj ai marshoi në lindje të Tigrit, ndoshta, me synimin për të nënshtruar të gjithë Perandorinë Sasanide. Pak më vonë ai vdiq në rrethana misterioze; sipas një versioni u vra nga rrufeja, por është e mundur edhe që të jetë vrarë. Romakët, tashmë të udhëhequr nga djali i ri i Karusit, Numeriani, u tërhoqën pas lumit Tigër.
FB: Thënie për shqiptarët
____________
Titulli: The Collins Encyclopedia of Military History: From 3500 B.C. to the Present
Autori: R. E. Dupuy, T. N. Dupuy
Botuesi: Book Club Associates, 1951


