Ish kanë një burrë i zoti me e pa. U shitke trim, edhe dukej kreshnik që thonë njerëzia. Mirëpo nuk kishte kurfarë autoriteti në popull, edhe një ditë mendon çka me ba diçka që me i dal zani në popull si burrë i zoti.Një ditë takohet me Sylejman agën e Batushës. Aga ish kanë çaush atëherë. I thotë:
– Lum aga, ndihmom pak me u ba i njofshëm në popull, se nuk po e din kush që jam gjallë.
– Qysh me të ndihmua unë? – i thotë Aga.
– Unë po dalë me armë në çarshi. Ti je me ushtarët e tu, edhe më drejtohesh mua: ‘Dorëzoji armët!’ E unë nuk po i dorëzoj.
Ti banu sikur po don me kërsitë pushka e merri ushtarët edhe largohu prej çarshisë. Populli e shkep fjalën që Çaush Aga nuk mujti me më çarmatosë.

Aga e pranoi këtë gjë edhe bënë marrëveshje. E lanë takimin në të nesërmen në mes të Çarshisë në kohën kur plot njerëz ishte qyteti. Kur doli ky me armë, Çaush Aga e rrethoi edhe i tha:
-Dorëzoji armët! Ashtu siç ishin pajtuar.
Ky i tha:
-Jo kurrë nuk i dorëzoj’
Aga u tha ushtarëve:
-Mos ma l’shoni!
Ushtarët i kthyen pushkët drejt ti.
Ky u djersitë, i shikonte dhjetë gryka të pushkëve që e kishin marr në nishan. U ligështua edhe e lëshoi pushkën edhe alltinë në tokë, i dorëzoi armët.
Aga i tha:
– Pse, t’vraftë zoti i dorëzove armët? A e di qysh i kemi pasë fjalët?
– He, more Agë, ta kishe pasë ti gishtin n’tâna ato pushkë s’pata me i dorëzue, po k’tu, dhjetë ushtarë, dhjetë gishta n’pushkë. Bani e luejti gishtin veç nja, mue m’shkoi jeta. Spo due hiç me kanë i zoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here