Në ditët e sotme është një fenomen i jashtëzakonshëm, por Big Brother fsheh një origjinë të mistershme.

Spektakli Big Brother u krijua për herë të parë në vitin 1997 në Holandë nga producenti John de Mol, me programin që u transmetua për herë të parë në vitin 1999.

Por, nga erdhi inspirimi dhe cili është misteri që fsheh ky emërtim?

Emri i këtij spektakli është frymëzuar nga vepra klasike e George Orwell “1984”. Një trillim distopian që flet për regjimin totalitar të Oqeanisë, i sunduar nga figura enigmatike “Big Brother”.

Në këtë libër koncepti i Big Brother shërben si simbol i shtetit autoritar, ku qeveria ushtron kontroll mbi çdo aspekt të jetës së qytetarëve, duke përfshirë mendimet dhe bindjet e tyre.

Aty, shteti përdor teknologji të avancuar për të monitoruar sjelljen e njerëzve, nëpërmjet teleekranëve, mikrofonave të fshehur dhe spiunëve.

Për ju që keni dëgjuar shprehjen “Vëllai i Madh po ju vëzhgon”, duhet ta dini se rrjedh nga ky libër, një shprehje e cila është e ngjitur në posterë të këtij shteti totalitar imagjinar, duke u kujtuar qytetarëve se veprimet dhe fjalët e tyre po vëzhgohen.

Prezenca e një Big Brother shërben për të futur frikën dhe për të shtypur jetën njerëzore.

Ky koncept i vëzhgimit të vazhdueshëm ndikoi shumë në idenë e reality shout, pra vendosjes së garuesve nën mbikëqyrje në 24/7, si pjesë e një eksperimenti social por edhe të realizmit të një spektakli televizi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here