Uji është një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e shëndetit të njeriut.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë një njeriu mund të mbijetojë për vetëm pak ditë pa ujë.

Lexo edhe :  Pse meshkujt ndaluan së veshuri taka?

Megjithatë, humbja e jetës si pasojë e mungesës së ujit ose dehidratimit është në varësi të faktorëve të tjerë siç janë: mjedisi dhe aktiviteti fizik.

Njeriu mund të dehiratohet shumë shpejt.

Dehidratimi shoqërohet me një etje të pashoqe, lodhje ekstreme, dështim të organeve dhe eventualisht vdekje të parakohshme.

Në ditën e parë të mungesës së ujit njeriu mund të ketë shumë etje dhe të jetë i plogësht ndërkohë që organet fiken në ditën e tretë të mungesës së ujit.

Megjithatë, rezistenca e organizmit ndaj mungesës së ujit varet nga disa faktorë.

Sa Gjatë Mund Të Rezistojë Njeriu Pa Ujë

Trupi ka nevojë për ujë që të kryejë shumë funksione, përfshirë këtu ekuilibrimin e temperaturës dhe të garantojë jetëgjatësinë e qelizave.

Sipas ekspertëve, njeriu mund të mbijetojë pa ujë për 3 ditë, por faktorë të tjerë kanë një rol domethënës tek kjo përllogaritje.

Për shembull nëse një njeri jeton në një vend me temperatura të larta dhe nuk pi ujë, është shumë i rrezikuar.

Trupi e përdor ujin për prodhimin e djersës. Mungesa e saj rrit temperaturën në trup dhe më pas ul volumin e gjakut.

Kur në trup qarkullon më pak gjak, tensioni i gjakut bie në nivele të frikshme.

Kjo çon jo vetëm në humbjen e ndjenjave por edhe në vdekjen e parakohshme.

Faktorët që ndikojnë në nevojat e njeriut për ujë janë:

Mosha,
Aktiviteti fizik,
Shëndeti i përgjithshëm,
Pesha dhe gjatësia,
Gjinia.
Ushqimi luan gjithashtu një rol në nevojën për ujë.

Lexo edhe :  Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Nëse njeriu konsumon ushqime të pasura me ujë, siç janë lëngjet, frutat dhe perimet, ai nuk do të ketë shumë nevojë për ujë.

E kundërta ndodh në rastin e një personi që ushqehet me drithëra e ushqime të thata.

Dikush që jeton në vendet e nxehta ka nevojë për më shumë ujë, ndërsa njerëzit që qëndrojnë në një vend ku klima është e kontrolluar, nuk kanë shumë nevojë për sasi të mëdha uji./k.k

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here