Jemi të lumtur t’ua prezantojmë platformën tonë më të re digjitiale – një libër interaktiv dhe zbavitës me aktivitete, të krijuar posaçërisht për fëmijët e grupmoshave 5-11.

Kjo platformë ju ofron një mënyrë emocionuese për të mësuar trashëgiminë kulturore përmes një sërë aktivitetesh, të gjitha të qasshme përmes cilësdo pajisje, qoftë IOS apo Android.

Kjo nuk është vetëm një platformë thjesht zbavitëse, por është edhe një mënyrë kreative për t’u ndihmuar fëmijëve të mësojnë dhe të lidhen me thesaret kulturore dhe historike të komunës së Prishtinës. Gjatë gjithë rrugës, fëmijët mund të kënaqen duke ngjyrosur e duke luajtur, e duke i dhënë krahë kreativitetit të tyre.

Duke ua bërë të njohur trashëgiminë kulturore në fazë të hershme, platforma gjithashtu do t’i nxisë fëmijët që ta vlerësojnë dhe ruajnë historinë tonë për brezat e ardhshëm.

Çka përmban kjo platformë?

Platforma është e mbushur me:
• Ilustrime të bukura për ngjyrosje.
• Lojëra argëtuese që u kërkojnë fëmijëve të angazhohen.
• Udhëzime hap pas hapi për secilin aktivitet.
• Tregime të shkurtëra dhe interesante për trashëgiminë kulturore të Prishtinës.
Prapa këtij projekti qëndrojnë:

Autore dhe ilustratore: Erodita Klaiqi
Zhvillues të platformës: Ylli Limani, Blina Kasumi, Gazmend Zeka, Alban Kasumi.
Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Linkun e platformës mund ta gjeni në Bio,

ose,

klikoni https://trashegimimengjyra.com/

dhe filloni udhëtimin tuaj me ngjyra nëpër trashëgiminë tonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here