Në zonat më të thella të vendit qasja ndaj mjekësisë moderne ka qenë prej kohësh e kufizuar prej infrastrukturës dhe motit të egër.

Në rrethana të tilla, njerëzit kanë shfrytëzuar të mirat e tokës për të marrë vlerat më të mira e për të mbrojtur shëndetin.

Një prej tyre është lakra, e cila në zonat e thella përdorej jo vetëm për gatime të përditshme por edhe për turshi.

Lakra përgatitej si turshi por edhe për nxjerrjen e lëngut të rasojit, një lëng i përqendruar e i fermentuar i lakrës që ka fuqi kurative për shumë sëmundje.

Lëngu i rasojit, të cilin AgroWeb.org e sjell më poshtë është ndryshe nga lëngu i zakonshëm i turshisë së lakrës.

Ai ka një sasi të jashtëzakonshme të përqendruar të vitaminës C.

Ai rekomandohet të pihet jo vetëm për imunitetin por edhe për veshkat dhe pastrimin e organizmit.

Në zonat e veriut të fundit, lëngu i rasojit konsiderohet si një pije e shëndetshme dhe shumë energjike.

Lëngu i rasojit me mishin e thatë kanë qenë prej shumë vitesh shoqërueset më të mira të barinjve, grave që punonin tokën e kryenin punë të rënda në fshat e në shtëpi.

Ky lëng përftohet në cilësinë maksimale vetëm në temperatura shumë të ftohta dhe pas pirjes së tij organizmi gjallërohet menjëherë.

Si Të Përgatisni Lëngun e Rasojit

Përveç temperaturës së ftohtë, një tjetër kriter për prodhimin e lëngut të rasojit është fuçia prej druri që duhet të jetë nga ahu ose lisi.

Për një fuçi 200 kilogramëshe nevojiten 70-80 lakra të bardha të përmasave mesatare ose të vogla.

Lakrat lahen dhe pastrohen.

Gjethet e para të tyre hiqen dhe lakrat ndahen në dysh.

Kërcelli i mesit hiqet dhe zona e lënë bosh mbushet me një lugë kafeje me kripë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here