Këlcyra e sotme është qyteza në rrethin e Përmetit përballë grykës së Këlcyrës, buzë bregut të djathtë të luginës së Vjosës.
Por dikur ka qenë një pikë e rëndësishme kalimi, që përmendet në librat e historisë që në shek. IV-III para Krishtit.
Rreth kësaj kohe në një kodër të malit të Trebeshinit, u ngrit kështjella e Këlcyrës me mure blloqesh guri drejtkëndësh. Fortifikimet u rindërtuan në mesjetën paraosmane.
Përmendet për herë të parë në dokumente të shkruara më 1272 me emrin Klausura.
Rreth vitit 1335 përmendet kur e marrin kryengritësit arbëreshë. Në pjesën më të lartë të kodrës qenë edhe rrënojat e një kështjelle të periudhës së pushtimit osman.
Në regjistrin osman të v. 1431 shënohet si qendër e vilajetit të Këlcyrës.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, në këtë zonë, zhvilluan veprimtari patriotike një varg atdhetarësh