Agron Dalipaj
Që nga Jokl (Stud. 105), Selišĉev 165, Çabej (SE II 258), Svane (SLA 196), Ylli (SLA I 32) e Topalli (FEGS 221) e sjellin si huazim mbi “bazën e sll. [blâgo] ‘pasuri, bagëti'”.
Në fjalorët e sotëm të serbokroatishtes gjejmë se kuptimet e para për fjalën [blâgo] janë: thesar, visar, hazine e pasuri. Brenda kuptimit pasuri [blâgo] përfshihet çdo vlerë materiale e frymore dhe kështu përfshihen edhe bagëtia etj. pasuri gjallesash si bletët, peshqit, pulat etj. Pra nuk kemi të bëjmë direkt në kuptimin: blâgo = blegtor, njësoj si në shqip nuk kemi kuptim të saktë:
pasuri = blegtori. Pasuri është një fjalë përmbledhëse me natyrë të papërcaktuar të vlerave që emërton. Ndërsa blegtoria është pjesë pasurore me natyrë të përcaktuar qartë. Në këtë kuptim [blâgo] shënon pasuri, por nuk është se shënon drejtpërdrejt vetëm blegtorinë, të cilën e përfshin.
Për fjalën blegtori serbokroatishtja ka fjalën [stočar] që nuk ngjan aspak me fjalët blegtor e blegtori. Ndaj mund të themi se fjalët blegtori e blegtor të shqipes nuk janë të prejardhura nga blâgo e srbkr., e cila për blegtor e blegtori ka dhënë një fjalë krejt të pangjashme [stočar].
Përsa fjala skr. [stoĉar] (blegtor) nuk rrjedh nga nga [blâgo], si mundet që shqipja [blegtor] të vijë nga sll. [blâgo]!?
At’her nga vjen fjala [blegtori] e shqipes.
Kuptimisht blegtor quhet ai që mbarshton bagëti (dhi, dhen, lopë, buaj etj.). Ka një rrënjë [bleg]t ë përbashkët midis fjalëve [bleg]tori e [bleg]ërimë. Blegërima është zëri apo “gjuha” e bagëtive.
Sipas kallëpit etimologjik (që i heq zanoret fjalës), kemi:
BLEG = BLG = BLLGJ = GJ’LL’B =
GJaLL BA =
GJaLL mBA =
= mBA gjë të GJaLLë = mba bagëti.
Në shqip kemi shprehjen frazeologjike: “gjë e gjallë të mban gjallë”. Kjo ka kuptimin se gjëja e gjallë që mbante njeriu i jepte atij produkte që i duheshin si: bulmetrat, mishi, lëkur, leshi, plehu dhe një pjesë të këtyre produkteve i shkëmbente në natyrë ose i shiste duke krijuar të ardhura për të blerë produkte të tjera. Kësisoj ai që m[BA]nte gjë të [GJALL]ë etiketohej:
BA GJALL-a =
B GJ LL =
B G L =
B L G = BLG = BLeG-tor.
Ba GJALL =
Ba GAL =
B GL =
B LG = BLG = BLeG = BLeG-tor
Përfundimisht, shqipja jep motivim për fjalën e saj dhe nuk mund të jetë e prejardhur nga fjala sll. blâgo (pasuri) e cila në atë gjuhë për fjalën blegtor ka një formë krejt të pangjashmr [stočar].
Fjalët nuk vinë nga fjalët dhe e vërteta e fjalës gjendet brenda fjalës. Krahasimi është parashkencë.