Për shumë njerëz ky është një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me frymëmarrjen, por do të habiteni nga vlerat e tyre ndaj shumë funksioneve të organizmit.
Shumë prej lexuesve të AgroWeb.org janë në dijeni për vlerat shëruese të arrave.
Të paktë janë ata që dinë për vlerat unike të meseve të arrave, pjesa e brendshme e tyre, që pas qërimit të arrave përgjithësisht hidhet bashkë më levozhgat.
Meset e arrave për shumë njerëz japin një lëng që funksionon kundër kollës dhe problemeve me frymëmarrjen, por do të habiteni nga vlerat e tyre ndaj shumë funksioneve të organizmit.
Nëse do t’i vinim veshin këshillave të të parëve tanë, atëherë meset e arrave duhen përdorur sepse luftojnë sëmundjet e zemrës.
Këto copëza të veçanta janë si një pëlhurë e hollë që ndajnë arrat në katër pjesë. Lëngu i meseve të arrave funksionon më së miri kundër bllokimit të arterieve koronare që e furnizojnë zemrën me gjak. Meset e arrave rekomandohen në veçanti për duhanpirësit.
Nëse konsumohen rregullisht, meset e arrave kanë ndikim kundër tensionit të lartë të gjakut dhe ulin dhimbjet e kraharorit.
Duhanpirësit, veçanërisht ata që i janë nënshtruar këtij vesi për shumë kohë, përballen me një rrezik më të lartë të një ataku në zemër.
Rrjedhimisht, duhanpirësit këshillohet të pinë lëngun me meset e arrave, por edhe të lënë duhanin.
Përgatitja e lëngut me meset e arrave është shumë e thjeshtë
Në mbrëmje, zhysni në ujë katër ose pesë prej tyre. Në mëngjes, vini çajnikun në zjarr, zjeni ujin dhe hidhni në të meset e zbutura të arrave.
Lëreni lëngun të ftohet dhe pijeni me gllënka të vogla me stomakun bosh.
Këtë proçedurë duhet ta zbatoni pa ndërprerje për shumë kohë.
Arrat nga ana tjetër janë një produkt shumë i shëndetshëm që duhet konsumuar nga të gjithë.
Arrat që i ngjasojnë trurit të njeriut kanë një ndikim tek funksionet e tij për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore Omega 3, të cilat ulin stresin dhe depresionin.
Efektet e mira të arrave ndihen edhe në gjumë, falë hormonit të melatoninës që sjell gjumin dhe qetësinë.
Arrat janë plot me antioksidantë dhe forcojnë sistemin imunitar.
Ato mbajnë një nivel normal të insulinës në gjak dhe rrjedhimisht janë të mira për diabetin.
recommended by
Prostatol
Harrojeni prostatitin me këtë veprim 5 minutësh
Mëso më shumë
AgroWeb.org ju rekomandon të hani çdo ditë 7 arra që keni një dozë optimale të substancave të shëndetshme në trup.
Receta e lëngut me mese arrash
Merrni gjysëm filxhani me mese arrash, hidhini në një çajnik së bashku me dy gota ujë.
Lërini të ziejnë së bashku dhe më pas të ftohen për 10 minuta. Pini nga një gllënkë para se të hani.
Ky trajtim duhet të zgjasë nga një në 4 muaj dhe do të kini në kontroll fluksin e jodit në organizëm, por edhe do të përfitoni një shëndet më të përmirësuar, metabolizëm normal dhe qetësi.
Meset e arrave ndihmojnë njerëzit që kalojnë shumë kohë përpara kompjuterit.
Grini meset e arrave, ziejini ato me 1 gotë e gjysëm ujë, lërini të ftohen për 20 minuta.
Kullojeni lëngun mirë në një napë dhe lyeni me to kapakët e syve disa herë. Përsëriteni këtë proçedurë për 2 javë.
Meset e arrave përdoren edhe për trajtimin e adenomës në prostat dhe cisteve në vezore.
Merrni dy lugë gjelle me mese arrash, hidhini në një çajnik të mbushur me një gotë e gjysëm ujë.
Lërini të ziejnë ngadalë në një nxehtësi të ulët.
Lëreni çajnikun të ftohet për një orë dhe pijeni lëngun 3 herë në ditë.
Versione të tjera përgatitjeje
Përveç lëngut, meset e arrave kanë edhe mundësi të tjera për t’u përgatitur, në formën e tretësirave apo tonikut.
Tretësirat me mese arrash përdoren për trajtimin e mungesës së jodit, sëmundjen e tiroideve, të traktit gastrointestinal, tensionit të lartë, hipertensionit, diabetit, dridhjen e duarve, djersitjen, pagjumësinë, irritimet, dhimbjet e kokës etj.
Mbushni 1/3 e një shisheje me meset e arrave, hidhni raki ose konjak.
Ruajeni në një vend të errët e të ngrohtë për tre javë, kullojeni dhe merrni nga një lugë gjelle para vakteve, tre herë në ditë