Zbulohen kulla kripe solide në tabanin e Detit të Vdekur. Të krijuara nga vetë natyra, nuk ishin vrojtuar kurrë më parë në planetin Tokë. Zbulimi është realizuar nga një projekt kërkimor ndërdisiplinor, me praninë e shumë instituteve shkencore nga disa vende.

Janë struktura me bazë në fund të detit, të larta rreth 2 m, por disa prej tyre arrijnë edhe 7 metra. Janë krijuar dhe vijojnë formimin e tyre nga kristalizimi i burimeve nëntokësore që gjenden nën tabanin detar. Sipas ekipit shkencor, ujërat e këtyre burimeve kanë një sasi ekstremisht te lartë kripërash.

Deti i vdekur është një sistem mjaft dinamik, dhe niveli i tij ulet të paktën me 1 m në vit, gjatë 50 viteve të fundit si pasojë e avullimit të ujit. Ndërkohë që niveli i sipërfaqes ka zbritur aktualisht në 438 m nën nivelin e detit. Paralelisht edhe nivelet e burimeve nëntokësore kanë pësuar reduktim të dukshëm si pasojë e ndikimit të njeriut.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here