Daisy duket si ëndrra e çdo mashtruesi, e gatshme për të biseduar me të në telefon dhe t’i japë të dhënat e bankës.

Por gjyshja s’është ajo që duket sepse qëllimi i saj i vetëm është t’u humbë kohën mashtruesve dhe t’ua bëjë gjërat më të vështira.

Asaj i pëlqen të flasë për thurjen me shtiza, familjen e saj dhe mund t’i mbajë në linjë për 40 minuta. Dhe nuk lodhet kurrë apo t’i duhet të dalë për të bërë pazare sepse thjesht nuk ekziston.

‘Gjyshja’ është një personazh i Inteligjencës Artificiale e krijuar nga O2 për të mashtruar mashtruesit dhe javët e fundit i ka kaluar duke bërë pikërisht këtë. E trajnuar me ndihmën e Youtuber-it Jim Browning, Daisy mund të ndërveprojë me mashtruesit pa ndihmë dhe atyre u duhet ca kohë para se ta kuptojnë që s’do të marrin asnjë qindarkë prej saj.

Modele të ndryshme të IA kombinohen dhe funksionojnë bashkë për të dëgjuar telefonatat dhe për t’iu përgjigjur menjëherë kështu që mund t’i mbajë në linjë duke marrë informacion nga taktikat e tyre dhe u zë kohën sepse kështu s’mund të telefonojnë viktimat e tyre.

Daisy u krijua për të ndërgjegjësuar për “epideminë e mashtrimeve” në Mbretërinë e Bashkuar. 1 në 5 persona bien pre e një tentative mashtrimi çdo javë, thonë të dhënat e fushatës së kompanisë./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here