• J Një studiuese ka kryer një eksperiment që tregon arsyet përse duhet të shmangen tharëset e duave në tualetet publike.

Edhe në raste të tjera është paralajmëruar se këto mjete nuk janë shumë higjenike por rrjeti britanik Ladbible thotë se qeveria atje ka hequr opsionin e letrave tharëse dhe njerëzit tashme nuk kanë rrugë tjetër.

Studiuesja Ruth – e njohur në rrjet si Devon Science ka zbuluar së fundmi sa jo-higjenike janë këto mjete, në një video që është shikuar 4.7 milionë herë. Ajo vendos një xham mikroskopi nën tharësen e duarve për të mbledhur ato që nxjerr ajri i fryrë prej saj.

Duke analizuar rezultatet një ditë më vonë, ajo shikon pllakën në mikroskop të mbushur me tipe të ndryshme bakteriesh e myqesh, ndërsa njolla të verdha ishin formuar në të.

Në një tjetër video, Ruth fërkon xhamin e eksperimentit te letra higjenike dhe këtu përsëri ishin shfaqur bakterie por jo aq sa në ajrin e tharëses së duarve.

Por nga dalin gjithë këto bakterie në ajrin e tualetit?

Pas disa eksperimenteve Ruth tha: “Tani më duket se di nga dalin bakterie, ato në fakt jetojnë brenda makinerisë”.

Studiuesja nuk specifikonte tipin e bakterieve, por një prej komentuesve thoshte: “Është e frikshme që nëse punon në shëndetësi dhe ata heqin kartpecetat, je i detyrua të përdorësh këto mjete”.

Ndërsa një tjetër qytetar i shqetësuar shkruante: “Nuk i përdor më tharëset pasi kam parë këto video, më mirë shkundini duart çuna, ose fshijini pak te rrobat tuaja”, përfundon rrjeti LadBible

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here