Këtu jemi në një nga vendet më të veçanta të gjithë rrugës së Kanioneve të Osumit. Ky vend quhet Vrima e Nuses. Jo pak njerëz që nuk e njohin vendin dhe legjendë, u habitën kur ne folëm, për Vrimën e Nuses. Por ka një legjendë për të, të cilën na e tregon Krenar Xhaferri, përgjegjësi i sektorit të turizmit në Skrapar në vlogun e radhës të Dritare TV, kushtuar këtij qyteti..

“Një vajzë nga një fshat këtu afër e martuan me një djalë pahir. Krushqit shkuan te shtëpia e saj dhe e morën. Rrugës për t’u kthyer te shtëpia e dhëndrit, nusja i lutej krushqve ta linin të shkonte, sepse nuk e donte djalin që i kishin caktuar për bashkëshort, sepse martesa ishte me mblesëri jo dashuri.

Por krushqit nuk iu përgjigjën kërkesës së nuses. Kur erdhën afër këtij vendi ku ne jemi tani, nusja kërkoi pak pushim dhe krushqit pranuan. Nusja zbriti nga kali dhe u drejtua për te shkëmbi dhe tha: hapu o shkëmb, e më shpëto nga ky siklet. Legjenda thotë se menjëherë u hap kjo gropë e madhe, u fut e shkoi sërish në shtëpinë e saj.

Më vonë ky vend këtu ka shërbyer si rit për pjellorinë, për vajzat që duan të kenë fëmijë. Ato futën këtu, te Vrima e Nuses me rrobat për së mbrapshti dhe dalin me rrobat të veshura për së mbari”, u shpreh Xhaferri në Dritare TV./L.F-dritare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here