Dikush e ha supën duke rrufitur lugën, një tjetër kërcet dhëmbët kur kafshon mollën e dikujt i degjohen gllënjkat e ujit tek kalojnë përmes ezofagut!
Nëse këto zhurma “jua heqin trurin” atëherë vuani nga një çrregullim neurologjik i quajtur mizofonia!
Gjenezat e kësaj anomalie fillojnë në lobin frontal të trurit dhe shkencëtaret besojnë se janë reaksionet kimike të ndodhura në tru përgjegjëse për shqetësimin e madh që dikush përjeton gjatë kohës që dikush bën zhurmë kur ha.
Kjo gjë është vërtetuar nga një ekip shkencëtarësh nga U.K.’s Newcastle University e ndonëse ky çrregullim nuk konsiderohet sëmundje e shëndetit mendor, është identifikuar si problem në vitin 2001./Health