Nëse proceset gjeologjike vazhdojnë siç janë tani, mund të ketë një oqean të gjashtë në Tokë, duke u dhënë vendeve afrikane si Zambia dhe Uganda një vijë bregdetare të tyren.
Formimi i oqeanit të gjashtë në Tokë ka filluar në një fenomen gjeologjik, edhe pse mund të kalojnë miliona vjet para se ai proces të përfundojë, shkruan revista amerikane “Geophysical research letters”.
Vitet e fundit, studiuesit kanë zbuluar se dy pjesët e tokës afrikane janë duke u larguar, një proces që, nëse vazhdon, do të bënte që një oqean i ri të fillonte të formohej mes tyre.
Oqeani i ri do të bënte që kontinenti afrikan të fillonte të ndahej në gjysmë, me çarjen e vendosur në kufijtë e pllakave tektonike afrikane, arabe dhe somaleze.
Gjeofizikani detar dhe profesori nga Universiteti i Kalifornisë, Ken MacDonald, duke folur për zbulimin në tërësi, tha se “Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq do të përmbytin rajonin Afar dhe Luginën e Riftit të Afrikës Lindore dhe do të shndërrohen në një oqean të ri”.
“Ajo pjesë e Afrikës Lindore do të bëhet kontinenti i saj i vogël i veçantë”, shtoi McDonald./E.Ç