Delfinët qeshin vërtet. Deri më sot nga shprehitë e tyre, mjaftonte t’i shihje për të kuptuar kur argëtohen e luajnë, por tanimë e konfirmon dhe shkenca.

Nuk jemi ne që u japim dhe u “veshim” sjellje tipike humane, por delfinët vërtet buzëqeshin, me entuziazëm madje. Qëllimi i kësaj sjelljeje është të krijojnë siguri tek njerëzit përreth që nuk kanë qëllime agresive e të komunikojnë dëshirën e tyre për të luajtur.

Delfinët, nuk janë të vetmit në mbretërinë e kafshëve që shprehin gëzim me anë të buzëqeshjes, por edhe qentë e majmunët.

Studimi ka analizuar mbi 80 orë delfinët dhe autorët kanë arritur në konkluzionin mbi interpretimin e ekspresionit të fytyrës si shenjë paqeje e qetësie. Pra goja e hapur dhe sytë me shkëqim është një instrument komunikimi. Madje është dalluar që këtë shprehi gëzimi e transmetojnë vetëm kur janë në shoqërinë e delfinëve të tjerë apo edhe njeriut, dhe jo kur janë vetëm, pavarësisht lojërave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here