Ekspertja amerikane Tina Fey në një shkrim për revistën “Hack Spirit” ka shpjeguar katër shenjat që tregojnë se partneri nuk ju dashuron vërtetë.

Fey ka thënë se nëse një mashkull ka këto sjelljet atëherë nuk është i dashuruar, pavarësisht nëse fjalët e tij e sugjerojnë të kundërtën, shkruan DailyMail.

Komunikon në mënyrë jokonsistente

Komunikimi është çelësi në çdo marrëdhënie. Kështu lidheni, kuptoni njëri-tjetrin dhe rriteni së bashku.

“Por çfarë ndodh kur komunikimi bëhet i paparashikueshëm? Një ditë partneri juaj ju dërgon mesazhe pa ndërprerje, duke iu kushtuar vëmendje dhe një ditë tjetër mezi po u përgjigjet mesazheve tuaja. Kjo mospërputhje mund të jetë shenjë se nuk është i dashuruar sinqerisht te ju. Njeriu që kujdeset vërtet, komunikimi duhet të jetë prioritet”, ka thënë Fey.

Ai shmang të flasë për të ardhmen

“Kam takuar një burrë i cili e ndryshonte menjëherë temën sa herë që flisja diçka në lidhje me planet e së ardhmes. Ishte paralajmërim i qartë që, për fat të keq, e shpërfilla për një kohë të gjatë. Kështu që një burrë që të do vërtet nuk do të hezitojë për të folur për të ardhmen. Do duan të përfshihen dhe të jenë të lumtur të ndajnë ëndrrat me ju”, shpjegon ajo.

Nuk gjen kohë për ju

Është e vërtetë që jeta në ditët e sotme mund ta bëjë të vështirë gjetjen e momenteve për t’u çlodhur dhe për t’u lidhur me partnerët tanë. Megjithatë, realiteti është se nëse vërtet duam të shohim dikë, do të gjejmë kohë.

“Nëse partneri juaj është gjithmonë shumë i zënë, anulon planet në minutën e fundit ose thjesht nuk bën përpjekje për të kaluar kohë cilësore me ju, kjo mund të nënkuptojë se nuk ju do sinqerisht. Duhet të kuptoni se e meritoni dikush që të bën prioritet, jo opsion”, ka theksuar Fey.

Nuk e vlerëson mendimin tuaj

Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy partnerët vlerësojnë mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tjetrit. Por nëse një mashkull refuzon pikëpamjet e partneres, tregon se nuk ka dashuri të sinqertë.

“Mendimet dhe ndjenjat tuaja janë po aq të rëndësishme sa mendimet dhe ndjenjat e partnerit tuaj. Nëse ai nuk respekton këndvështrimin tuaj, mund të jetë koha për të rivlerësuar marrëdhënien”, ka deklaruar ekspertja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here