Nivelet e ngritura të kolesterolit janë gjithnjë e më të zakonshme. Me kalimin e kohës, yndyra e tepërt në gjak mund të grumbullohet në enët e gjakut dhe të shkaktojë bllokime, të cilat mund të çojnë në sulme në zemër.

Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në kolesterolin e lartë, dhe dieta është një prej tyre. Më konkretisht, ngrënia e shumë yndyrave të ngopura mund të rrisë nivelet e kolesterolit.

Për fat të mirë, disa ndryshime në dietë mund të kenë efektin e kundërt. Nëse jeni në rrezik të kolesterolit të lartë ose dëshironi të ulni nivelin e kolesterolit, duhet të keni parasysh atë që hani, shkruan Index.hr.

Sipas dietologes Kate Patton, ndryshimi i mëngjesit është një vend i mirë për të filluar. Ajo këshillon të gjithë ata që duan të ulin nivelin e kolesterolit të hanë dy vakte në mëngjes.

“I pari është kosi me fruta dhe tërshërë. Është mirë të zgjidhni kosin pa sheqer të shtuar. Tërshëra është e pasur me fibra (beta-glukane), të cilat janë vërtetuar se ulin kolesterolin. Konsumimi i tre gramëve beta-glukan çdo ditë, si pjesë e një diete të shëndetshme dhe mënyrë jetese, ul kolesterolin në gjak, i cili është një faktor rreziku për sëmundjet koronare të zemrës”, shpjegoi ajo për Klinikën Cleveland.

Pjata e dytë është buka e thekur me drithëra integrale me avokado. Një studim shkencor i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës zbuloi se pjesëmarrësit që hanin avokado çdo ditë kishin nivele më të ulëta të kolesterolit të keq. Fondacioni Britanik i Zemrës ka rekomanduar gjithashtu ngrënien e avokados si një opsion “të shëndetshëm” për zemrën.

Ushqime të tjera që mund të hahen për mëngjes që kanë veti për uljen e kolesterolit përfshijnë gjalpin e arrave (bajameve, kikirikëve) si dhe arrat dhe farat, transmeton Klankosova.tv.

Nëse tashmë keni kolesterol të lartë ose jeni në rrezik të kolesterolit të lartë, këshillohet të shmangni yndyrën e mishit, të verdhat e vezëve, qumështin, produktet e mishit, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here