Nëse dëshironi të keni gjumë të mirë, është e rëndësishme të shmangni një pije, përveç kafesë. 

Shmangia e kafeinës është si opsion, por ekziston një pije tjetër që ju privon nga gjumi, që mund të mos e keni konsideruar deri tani, shkruan The Mirror.

Një birrë ose një verë mund të duket se ju bën të flini me shpejtësi, por mund të sabotojë edhe gjumin tuaj.

Ekspertët e gjumit të Bed Kingsom thonë se në krye të listës si shkaktarë të pagjumësisë janë pijet alkoolike dhe nikotina.

“Ndonëse alkooli mund t’ju bëjë të bini në gjumë më shpejt, konsumi i tij afër gjumit mund të shkaktojë gjumë të fragmentuar dhe mund të jetë shkaku i zgjimit të shpeshtë gjatë natës”, thanë ata.

“Studimet kanë zbuluar se pirja e alkoolit deri në katër orë para gjumit mund të ndikojë negativisht në vazhdimësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, duke u zgjuar shpesh, dhe duke e pasur problem për ta rikthyer atë”.

“Thënë kështu, përpiquni të pini pijen tuaj të fundit rreth katër orë përpara se të shkoni në shtrat në mënyrë që trupi i juaj të ketë kohë për ta tretur”, deklaruan ata mes tjerash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here