Sëmundja quhet në përgjithësi reumatizma. Me këtë term kuptohet një proçes inflamator i indeve të kyçeve.

Në raste të tjera mund të preket nga mikrobet edhe indi muskulor “reumatizëm muskulare apo indi nervor “reumatizëm nervor”.

Përveç kuçeve, shfaqen çrregullime të metabolizmin nga infeksionet prej mikrobeve ngjitëse apo tuberkulozi.

Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gjakut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash.

Këto vazo (enë gjaku) të dëmtuara reagojnë shumë ndaj çrregullimeve atmosferike, arsye kjo që personi me reumatizëm e ndjen prishjen e kohës.

Mendohet se infeksioni nga mikrobet ndodh në mënyrë indirekte, nëpërmjet frenimit alergjik, kur organizmi preket nga mikrobet ose helmimet e tyre.

Për shembull, pas qelbëzimit të bajameve shfaqet reumatizma akute artikulare. Kështu, nga vatrat e infeksionit mikrobet I derdhin helmet e tyre në gjak duke shkaktuar një ndjeshmëri të tepruar në organizëm, nëpërmjet së cilës zhvillohet procesi inflamator alergjik.

Reumatizmat shfaqen në mënyrë akute dhe kronike. Takohen më tepër në moshat 5-15 vjeç në çdo seks dhe prek kryesisht kyçet e mëdha, me temperaturë, dhimbe dhe vështirësi në lëvizje.

Reumatizma e kyçeve është “fluturuese. Sot dhemb njëri kyç, nesër tjetri.

Merren masa dietike: ndalohen yndyrnat, lëngu I mishit, veshkat, mëlçia, truri, konservat, patatet e skuqura, preshi, fasulet, bizelet, spinaqi, peshku me dhjam, çokollatat, vera, alkooli etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here