Një mozaik dyshemeje që daton 2400 vjet më parë dhe që përshkruan dy satirë, figura të zhveshura mashkullore me karakteristika kafshësh, të angazhuar në një valle është gjetur në Greqi. Kjo gjetje befasuese arkeologjike ka ndodhur gjatë punimeve ndërtimore në Greqi. Gjithashtu kjo vepër u gjet në gjendje të shkëlqyer në Eretria, një qytet antik në ishullin Eubea.

Studiuesit e datojnë ndërtesën që strehonte mozaikun në mesin e shekullit të IV para Krishtit, bazuar në ngjashmëritë me “Shtëpinë e Mozaikëve” aty pranë. Dy figurat e përfaqësuara janë satirë, krijesa mitologjike të lidhura me perëndinë Dionisus, simbol i pjellorisë dhe kënaqësisë. Njëri nga dy satirët është paraqitur duke luajtur një flaut të dyfishtë, ndërsa tjetri, më i vjetër, kërcen në ritmin e muzikës.

Mozaiku, përveçse një vepër arti me vlerë të konsiderueshme, ofron edhe informacione të rëndësishme për jetën e përditshme të grekëve të lashtë. Dhoma në të cilën u gjet, me një dysheme të ngritur nga tre anët, ndoshta përdorej për bankete dhe ahengje, siç sugjerohet nga skena e paraqitur. Ky zbulim konfirmon ekzistencën, në periudhën klasike, të rezidencave private luksoze në Eretria. Gërmimet e mëtejshme mund të zbulojnë detaje të reja rreth jetës dhe kulturës së këtij qyteti magjepsës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here