Kompania e teknologjisë “ProptechOS” ka publikuar “Indeksin e ri të Qyteteve të Mençura” për vitin 2024, i krijuar pas hulumtimeve dhe analizave të disa faktorëve. Parisi është në krye të listës, shkruan DailyMail.

Teknologjia inovative e gjelbër, transporti publik efikas, mundësi të mëdha punësimi, qasja në Wi-Fi, numri i aeroporteve, i pemëve dhe vendeve të punës në teknologji – janë disa prej analizave që i kanë paraprirë listës.

Kryeqyteti francez, Parisi, mori 91.8 nga 100 pikë të mundshme në infrastrukturë dhe 89.1 në tregun e teknologjisë së punës, ndërsa pati vetëm 51.4 në infrastrukturën e gjelbër – me rezultat të përgjithshëm prej 76.4.

Parisi kaloi Londrën – fituesja e vitit 2023. Londra, e cila ra në vendin e dytë me rezultat të përgjithshëm prej 73.1 pikë, pati rezultat më të mirë në infrastrukturën e gjelbër me 63 pikë. Vendi i tretë shkoi për Amsterdamin me total prej 72.8 pikëve, por me 75.4 në infrastrukturën e gjelbër, më i larti në listë. Berlini ishte i katërti me 69, dhe Madridi i pesti me rezultat total prej 68.5.

Lista e 10 qyteteve më të zgjuara në Evropë përbëhet nga:

  1. Parisi
  2. Londra
  3. Amsterdami
  4. Berlini
  5. Madridi
  6. Lisbona
  7. Stokholmi
  8. Luksemburgu
  9. Dublini
  10. Kopenhagen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here