Jahja Drancolli

Fusha ku është zhvilluar Beteja e Pantinës më 1168!

Në shërbim të Emanuel I Komnenos, perandor bizantin, Tihomiri i familjës Nemanja, ishte caktuar për zhupan të Rashës. Ndërsa, Stefan Nemanja, vëlla i tij, qe caktuar ta zotëronte Toplicën, dëshmi këto që rasianët (serbët) ishin ende larg Kosovës. Duke mos qenë i kënaqur nga pushteti bizantin, që atëbotë përfshinte gjithë Kosovën, Nemanja erdhi në konflikt më vëllezërit e tij për të zhvilluar betejën e njohur kundër tyre në Pantinë afër Vushtrrisë (në vjeshtë të vitit 1168).

Ushtria e Tihomirit kishte pësuar disfatë, ndërsa ai vetë në ikje ishte mbytur në lumin Sitnica. Pas kësaj beteje, Nemanja kishte arritur për të evituar përzierjen bizantine, ndërsa vetë iu imponua vëllezërve si zhupan i madh dhe u vu në krye të Rashës (1168-1196)!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here