Isuf Myzyri, nuk ka ditur të lexojë notat e muzikës, por ka pasur memorje të mirë dhe vesh/talent të madh. I mbeteshe hatri shumë dhe ishte pak si tip nevrik; duhet ta merrje me të mirë, t’i vije sipas qejfit. S’guxonin elbasanllinjtë t’i thoshin, ‘O usta, ec na këndo ndonjë këngë,’ se nuk e bënte për inat, kështu që ia bënin me hile.
E diskutonin përpara se të kalonte usta Isufi tek kafeneja ku rrinte gjyshi im dhe e thërrisnin për raki a meze. Pastaj deheshin dhe ia merrnin këngës, secili mos më keq, vazhdonin vargjet veç e veç (kuptoni ju, që t’i vinte radha Isufit). Siç na thoshte babi (gjyshi nga ana e babait), ky i dëgjonte sa keq këndonin dhe u thoshte, ‘E di unë, e di se çfarë doni ju,’ dhe nxirrte veglën (Violinen) nga çanta. Sa zgjaste dorën për tek trasta vet Isufi, ngrihej gjithë kafeneja dhe pastaj ia merrte këngës. Këndonte rreth ngjarjeve dhe njerëzve të vërtetë e për dashuri, megjithëses kurrë nuk u martua. Në fund fare, në mos rakinë e vet, usta Isufi dikujt do ia paguante rakinë edhe dikujt tjetër, ose nuk dilte nga kafeneja se i ngeleshe hatri.
Për rroba ishte maniak thuajse. I shndriste këmisha edhe pse s’kishte grua ne shtëpi t’ia lante dhe vishte jelekun (xhamadanin) siç e vishnin elbasanllinjtë një herë e një kohe, me xhufka te supet si tiransit.
Vishte dhe shallvare që vinin të ngushta tek pulpat… Flasim për vitet ’50. Pastaj, pas viteve ’60 Elbasani astistikisht ra shumë”.
Kulmin e krijimtarisë së tij Isuf Myzyri e pati në vitet e arta të mbretërimit të Mbretit Zog mes viteve 1929-1939.
Sipas studiuesve Isuf Myzyri ka lënë rreth 90 krijime poetike e muzikore por fatkeqësisht deri sot njihen vetëm 21 prej tyre. Prej tyre14 janë këngë dashurie, 4 janë këngë vaji. Ndërsa 2 këngë janë të luftës Nacional Çlirimtare dhe një krijim didaskolik.
Disa nga kenget e Isuf Myzyrit jane:
Në zabel të gjeta, Iku nata, Agun malet, Dashunija si rrufe, Një lulishte me trandafila, Midis vetllash më ke nji pikë, Ma mirë në pyll se në qytet, Si bilbili në pranverë, Ç’u dëshirush për me të pa, S’paske pasë pike mëshire, Kur pata nji lule t’bukur, Si mësova un garipi”.
https://www.youtube.com/watch?v=PiEoAF243ws
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10161943208823735&id=536403734&mibextid=oFDknk&rdid=DSrjpDsXi5pMrULA