Lëvozhgat e vezës përmbajnë 90% kalcium, një mineral që gjendet me shumicë në organizëm, kryesisht në kocka dhe dhëmbë. Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për kontraktimet e muskujve, shëndetin nervor, aktivitetin e enzimave dhe formimin e qelizave.
Në të vërtetë, organizmi ynë ka nevojë për doza të bollshme ditore të kalciumit, dhe nëse furnizimi nuk është i mjaftueshëm, atëherë organizmi do ta marrë atë në burimin më të afërt: dhëmbët dhe kockat.
Ky artikull i AgroWeb.org do t’ju japë detaje të nevojshme për ushqyesit që përmbajnë lëvozhgat e vezëve. Në këtë mënyrë, do të krijoni një ide të qartë se përse lëvoret e vezëve nuk duhen hedhur kurrë tutje.
Kalcium: Lëvozhga e vezës është një nga përbërësit më të pasur me kalcium që gjenden në botë. 90% e lëvozhgës përmban kalcium.
Minerale: Në lëvozhgën e vezës gjenden shumë minerale të tjera siç janë fosfori, magnezi, sodium, silikoni, hekuri dhe kaliumi.
Amino acidet: Në lëvozhgën e vezës gjenden edhe disa amino acide të rëndësishme siç janë cisteina, methijonina dhe lyseina të cilat janë thelbësore për shëndetin.
Gjysma e lëvozhgës mund të plotësojë dozën e rekomanduar ditore të kalciumit. Pluhuri i lëvozhgës zbut dhimbjet e osteoartritit, lëvizjes së muskujve dhe pakëson rënien e nivelit të dendësisë së kockave.
Si të përgatisni pluhurin e lëvozhgës së vezës në shtëpi
Udhëzimet
Pasi të keni përdorur vezën në gatim, ruajeni lëvozhgn në kartonin paketues. Kur grupimi prej gjashtë vezësh të jetë plot me lëvozhga, atëherë shpëlajini mirë në ujë.
Hiqni çdo pjesë të të bardhës së vezës që mund të ketë mbetur e ngjitur, por mos largoni membranën e saj sepse ajo përmban ushqyes shtesë.
Zieni 6 gota me ujë të pijshëm në një tenxhere ose çajnik. Vendosini lëvozhgat e vezëve me kujdes në ujë. Në këtë mënyrë, do të shkatërroni të gjithë patogjenët e dëmshëm.
Lërini të ziejnë për 10 minuta dhe më pas kullojeni lëngun.
Lëvozhgat e ziera shpërndajini në një tavë qelqi ose letër pjekjeje dhe lërini të thahen për një natë. Të nesërmen, futini në furrë në një temperaturë prej 90 gradë Celcius dhe mbajini për 10 minuta që të thahen plotësisht.
Pas tharjes së plotë, hidhini lëvozhgat në një grirëse piperi ose kafeje dhe grijini deri sa të bëhen pluhur. Hidheni pluhurin në një kavanoz të pastër dhe mbajeni në raft larg nxehtësisë ose lagështisë.
Si ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës
1 lugë çaji me pluhur përmban 800-1,000 mg kalcium.
Konsumojeni duke e përzier me pak ujë gjatë vaktit.
Konsumoni maksimumi një lugë çaji në ditë duke e ndarë në tre racione gjatë vakteve.
Mos konsumoni më shumë se një lugë çaji në ditë duke qenë se ky pluhur mund të irritojë aparatin tretës.