Për gati një vit e gjysmë, WhatsApp na ka ngacmuar me idenë për t’i lejuar përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit dhe të prezantojnë emrat e përdoruesve.

Në fillim të vitit 2024, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë la të kuptohet edhe një herë për një funksion të tillë që do të vijë në të ardhmen e afërt.

Tani, platforma WABetaInfo raporton se këto plane, edhe pse të vonuara, mund të realizohen.

WhatsApp është ende duke punuar në një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë emra unikë përdoruesish, duke rritur privatësinë me shkëmbimin e mesazheve pa ndarjen e numrave të telefonit.

Kjo veçori, aktualisht në zhvillim, pritet të jetë e disponueshme në një përditësim të ardhshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Qëllimi është t’u mundësojë përdoruesve të personalizojnë profilet e tyre dhe të lidhen duke përdorur një identifikues unik.

Kjo do të shtojë një shtresë shtesë privatësie dhe komoditeti, pasi përdoruesit mund të lidhen me miqtë, familjen dhe të tjerë pa ndarë numrat e telefonit.

Megjithatë, kontaktet ekzistuese që kanë numrin tuaj të telefonit do të jenë ende në gjendje t’ju gjejnë në WhatsApp.

Edhe pse aplikacioni e ka përmendur këtë veçori për disa kohë, ajo mbetet në zhvillim, me detaje specifike të lëshimit të pasigurta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here