Bedri Tahiri

Përvjetor:
Lisi trinjakë në Galicë, ku para më shumë së një shekulli Azem Galica formoi bërthamën e Çetës çlirimtare që më vonë u bë NËNA E ÇETAVE
SHENJTËRI E LISIT
Trojet tona përplot me lisa
Të moçëm sa vetë historia
Lis i Varreve, Lis katundi
Rrudhat e Tij, hartë Arbërie
Lisi ka besë, lisi ka burrëri
Lisi ka emër, lisi ka histori
Burra të motit e kuvendarë
Aty zotoheshin për të mbarë
Hija e Tij mburojë sigurie
Për udhëtarë e për besëtarë
Besë e Tij mbyste ligësinë
Plëngprishësit dhe djallëzinë
I fort si lisi e lis me rremba
Uronin nënat djemtë në djepa
T’i dilnin zot vendit e fisit
U bë kult shenjtëri e LISIT!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here