Është mëse e lavdishme që të përshkruhet me pak fjalë një Histori tepër e madhe e paraardhsëve të Shqiptarëve të sotëm, ajo që ka ndodhur në një vit shumë, shumë të largët, në vitin 1481 para Krishtit, domethënë rrafsh 3500 vjet më parë, Histori kjo të cilën duhet ta dimë së pari vetë ne Shqiptarët e tek pastaj t’ia plasojmë të tjerëve, sepse edhe ashtu është njëra nga shtyllat kryesore të Historisë së mbarë njerëzimit.

NGA ORHAN REXHEPI

DHEU, edhe MËMA edhe ATI i PELLAZGËVE

Poeti i lashtë nga Teba PINDARI, i cili ka përjetuar pjesë të shekujve VI dhe para Krishtit, e që për Lashtësinë e paraardhsëve të drejtëpërdrjetë të SHQIPTARËVE të sotëm, në Poemën CARMINA et FRAGMENTA SELECTA I (Këngë dhe Fragmente të Zgjedhura I), në faqen 240 ka saktësuar, “QENIEN E PARË NJERËZORE SI NJË DHURATË TË BUKUR, TOKA E KRIJOI PELLAZGUN HYJNOR, SHUMË MË PARË SE TË KRIJOHEJ HËNA”, po edhe Gjeografi dhe Udhëpërshkruesi i shekullit II pas KrishtitPAUSANI, në PERIEGESIS TES HELLADHOS (Përshkrimi i Heladës) ka thënë, “PELLAZGU SI BURRI I PARË I KËSAJ BOTE KA LINDUR NGA DHEU PËR TË QENË NISMËTARI I GENIT NJERËZOR”, poashtu edhe Filozofi dhe Poeti Antik HESIODI, Profesori dhe Romansieri Anglez ROBERT GRAVES, si dhe Studiuesi ÇekVOJTECH ZAMAROVSKY, i nxorrën PELLAZGËT si njerëzit MË TË LASHTË NË BOTË, TË LINDUR PREJ DHEUT. Në anën tjetërHistoriani Francez KANTU, të vetmit SHQIPTARËT i ka nxjerrur drejtëpërdrejt të ardhur nga PELLAZGËT, të NJË RACE MITIKE si TITANËT dhe CIKLOPËT, derisa Sekretari i Akademisë Franceze,Studiuesi dhe Romansieri MAURICE DRUON ishte fare decidiv, “SHQIPTARËT janë më të vjetër se vetë Historia”,po edhe Akademiku Francez EDUARD SHNAJDER, me konstatimin e tij se “PELLAZGËT janë një Racë AUTOKTONE, më e hershme se periudha KUATERNARE (Katërcipërisht e hershme)i vetmi popull që mund të mburret se trashëgon traditat dhe tiparet e PELLAZGËVE është Populli SHQIPTAR”, pastaj Studiuesi dhe Diplomati Francez RENÉ RISTELHUEBER, në librin A HISTORY OF THE BALKAN PEOPLES (Një Histori e Popujve të Ballkanit) 1971 shkroi“Historia nuk ofron asnjë kujtesë të ardhjes së SHQIPTARËVE në gadishullin Ballkanik,ata janë pasardhës të ARIANËVE të hershëm”njejtë edhe në botimin vjetor Suedez THE BOOK OF KNOWLEDGE(Libri i Njohurive)të vitit 1949 thuhet“SHQIPTARËT janë pasardhës të ARIANËVE të LASHTË”e poashtu edheAutori Amerikan JOSEPH K. GREENE, në librin e tij LEAVENING THE LEVANT – TURBULLIRAT e LIVANTIT (1916) ishte më tepër sepreciz, “SHQIPTARËT janë të RACËS ARIANE, të njohur së pari si PELLAZGË”,derisa për babain e tragjedisë antike ESKILIN, PELLAZGËT ishin POPULL AUTOKTON, term të cilin e përdorte për banorët E TOKËS së TYRE, për banorët e saj TË PARË që pandërprerë thonin se JEMI NË TOKËN TONË, e që në Gjuhën e SHQIPTARËVE të sotëm i bie, AUTOKTON = A (Asht-Është-Jemi) – U (Unë-Ne) – TOK (Tokë-Në Tokën) – TON (Tonë-Timen), të cilët LINDËN nga gjiri i TOKËS MËMË, pra u krijuan nga vetë DHEU, arsye për të cilën vetëm te SHQIPTARËT si përcaktim i gjinive mbetën pasthirrmat E BUKURA E DHEUT dhe BURRË I DHEUT. Çdo krijesë njerëzore patjetër që duhet ta ketë edhe një NËNË edhe një BABA, pra PELLAZGËT nuk patën rrugëdalje tjetër përpos që prej MIJËRA, MIJËRA e MIJËRA vjetësh, që nga momenti i parë i tyre në këtë botë të mos ndalen së thënuri, DHEU është edhe MËMA edhe ATI ynë, prandaj edhe vendin e tyre përgjithmonë mbetën ta quajnë në të dyja gjinitë, edhe MËMË-DHE edhe AT-DHE.

NOAH’S SACRIFICE (flijim I NOE-NOAH-NUHUT)

Punuar gjatë viteve 1896-1902 nga Piktori Francez JAMES TISSOT

(NOE-NOAH-NUHU me PLIS të BARDHË në kokë)

DARDANËT dhe NOE-NOAH-NUHU

Pra nëse sipas PAUSANIT Pellazgu ishte nismëtarë i GENIT NJERËZOR, atëherë ai GEN pas shumë e shumë brezash duhej të vinte dhe erdhi deri te Udhëheqësi i fundit i ATLANTIDËS NOE-NOAH-NUHU, te BARKA E TIJ E FAMSHME E SHPËTIMIT pak para PËRMBYTJES SË MADHE. Nga ana tjetër Kontinuitet-efekti i zbritjes së Gjuhës SHQIPE të sotëm nga PELLAZGJISHTJA e stërvjetër, dëshmuar pakthyeshëm sipas Studiuesëve të shumtë, në rradhë të parë në bazë të emërtimeve të vendbanimeve, të maleve, të lumenjëve, të emrave të personaliteteve të mëdha Historike, detyrimisht e prodhojnë konstatimin se AJO është GJUHA e PARË e Racës ARIANE, domethënë Gjuhë PELLAZGE (Gjuha Shqipe e sotme), nga e cila pastaj gradualisht sipas burimeve të UniLang LANGUAGE COMMUNITY kanë zbritur dhe janë krijuar 226 Gjuhë e Dialekte që sot fliten nëpër mbarë Botën.  Në këtë drejtim patjetër duhet edhe të pyeteminëse pak çaste para PËRMBYTJES së MADHE u thirr të shkohet në malin SIPARË se bota do të përmbysej, domethënë të shkohej diku SIPËR për të shpëtuar nga UJI, e që është rrast SHQIP, dhe nëse gjuhëtari Gjerman GUSTAVO STIER (Revista Gjermane Allgemeine Monatsschrift 1845) dhe Historiani AnglezSTEWART MANN (Ligjerues në Hertfordshire University) thonë, “GJUHA SHQIPE RRJEDH NGA AJO E JAFETIT (i Biri i NOE-NOAH-NUHUT)”, por nëse edhe Filologu Gjerman JOHANN GEORG von HAHN emrin ATLAS të Sunduesit  të parë të ATLANTIDËS e nxjerr si fjalë të gjuhës SHQIPE (ATLAS AT LASH-të)aq më parë kur edhe vetë emri i oqeanit ATLANTIK deshifrohet me Gjuhën SHQIPE(AT-ine LAN T IK, kuptueshëm me largimin e detyrueshëm të NOE-NOAH-NUHUT nga ishulli që po fundosej)atëherë pa u hamendur fare detyrohemi të ngatërrohemi me supozimin shëndrrueshëm në konstatim, se nëse NOE-NOAH-NUHU në kohën e tij ka qenë njeriu më i ditur në Botë, dhe pa asnjë dilemë vërtetë ka qenë, emri i tij pashmangshëm duhet të deshifrohet poashtu përmes gjuhës SHQIPE të sotme, NOE-NOAH = NJOHE-NJOHA(që i ka NJOHUR gjërat – që ka ditur ta kryej një mision të madh)pra pikërisht kjo është ajo që e përcakton se në cilën Gjuhë ka folurNOE-NOAH-NUHUpërkatësishtnë cilën Gjuhë ka foluredhe vetë populli i ATLANTIDËSPër ta forcuar këtë supozim-konstatimngjitemi te Studiuesi UellsianKEITH HUNT, i cili përmes studimit THE TROJAN CITY OF LONDON (Qyteti Trojan i Londrës)pas përcaktimit të prejardhjes DARDANO-ALBANE të BRITANIKËVE shkruan“Për t’i përmirësuar gabimet tona, do të bëjmë mirë poqëse do ta mbajmë në mend Historinë tonë të Lashtë se cila është prejardhja jonë nga NOE-NOAH-NUHU, të para-Krishterët paganë e kishin prejardhjen nga një NJËRI që e kishte ndërtuar një barkë dhe e kishtembijetuar një përmbytje. ALBANËT patjetër do të duhet të jenë NJË EMËR SHUMË I LASHTË, me vetëm pak breza larg PËRMBYTJES SË MADHE”,mandejProfesori dhe Antropologu Gjerman RUDOLF VIRCHOW me thënien e tij se“SHQIPTARËT janë Raca më superiore mbi gjitha të tjerat”duke vazhduar me Studiuesin e madh Francez me origjinë Hebraike ZACHARIE MAYANI, ku në librin e tij THE ETRUSCANS BEGIN TO SPEAK (Etruskët Fillojnë të Flasin)i nxjerr ILIRËT TË KENË QENË NJË POPULL BIBLIKpoashtu edhe përmes gazetës THE NEW YORK TIMES kur shkruan, “SHQIPTARËTjanë Raca më e fortë në EUROPË”.

DARDANIA, TROJA dhe STEMA e DARDANËVE

DARDANIA e PARË

Sipas Priftit Kaldean të Babilonisë BEROSI, Historianit Egjiptas MANETHO, Historianit të lashtësisë DIONIS HALIKARNAS, Antropologut Franko-Amerikan PAUL BELLONI du CHAILLU, Historianit Anglez SHARON TURNER, Astrologut Latin JULIUS FIRMICUS MATERNUS, Studiuesit Uellsian NENNIUS, Studiuesit ItalianGIOVANNI NANNI DOMINIKANE, atij Kanadez ALEXANDER POLYHISTOR, Studiuesit dhe Historianit Anglez STEWART MANN dhe shumë të tjerëve, po edhe sipas përmbledhjes NATIONAL MYTHS IN RENAISSANCE FRANCE (Mitet Nacionale në Renesansën Franceze) shkruar nga RON ASHER dhe më kryesorja, sipas MITOLOGJISË PELLAZGE, që sot njihet si MITOLOGJI SHQIPTARE, e që në një pjesë të Historiografisë Botërore rrejshëm njihet si MITOLOGJI GREKE, në TETË BREZA PAS NOE-NOAH-NUHUT, djalë pas djali vjen DARDANI (rrjedhën e plotë e keni të sqaruar në tabelën poshtë), për të cilin Studiuesi Çek VOJTECH ZAMAROVSKY, në përmbledhjen BOHOVE A HRDINOVE ANTICKYCH BAJI (Heronjtë e Miteve Antike),Pragë-Zagreb 1983-85, në faqen 60 sqaron, “Nga të gjithë bijtë e kësaj Bote, ZEUSI më së shumti e deshi DARDANIN, duke i përcaktuar një MBRETËRIM të LUMTUR dhe PASARDHËS të LAVDISHËM”, por mbi të gjithëishte Poeti më i lashtë i njerëzimit HOMERI me thënien e tij të famshme seDARDANI është njeriu i parë që jetoi në AZI të VOGËL pas PËMBYTJES së MADHE, nga i cili rrodhën popujt e RACËS së BARDHË si KELTËT, ILIRËT,GERMANËT dhe të tjerëprandaj edhe përshtatshëm me DARDANUS OF ACADIA – FOUNDER AND FIRST KING OF TROY, 1519-1414 B.C. (Dardani i Akadias-Themeluesi dhe Mbreti i Parë i Trojës, 1519-1414para Krishtit),  Klasës Aristokrate të Republikës Romake (The PATRICIANS) dhe sipas THE COMPENDIUM OF WORLD HISTORY (Përmbledhja e Historisë Botërore), Mbretëria e DARDANISË u themelua në AZI të VOGËL në vitin 1481 para Krishtit, domethënë 3500 vjet më parë, pra fjala është për një MREKULLI HISTORIE jo më pak se 3500 VJEÇARE, për NJË MREKULLI HISTORIE TË NJË MBRETËRIE të STËRLASHTË, për NJË HISTORI MADHËSHTORE TË PARAARDHSËVE të DREJTËPËRDRJET të SHQIPTARËVE të SOTËM, e që DOLI TË JET SHTYLLA e MBARË HISTORISË së NJERËZIMIT, si pjesë KYQE e PËRCAKTIMIT TË VIJËS SË PANDALSHME të CIVILIZIMIT EUROPIAN e BOTËRORË.

DARDANIA e DYTË, T R O J A

Pas DARDANIT në fron erdhi djali i tij ERIHTONI, dhe pas tij nipi i tij TROJI, i cili edhe e ndau DARDANINË në dy pjesë. Pas vdekjes së TROJIT Mbret i DARDANISË u bë djali i tij i madh ASARAKU, kurse djali i tij i dytë ILI ose ILLI apo YLLI e mori nën sundim pjesën jugore të saj, e cila si Mbretëri e re sipas THE COMPENDIUM OF WORLD HISTORY (Përmbledhje e Historisë Botërore) u krijua në vitin 1326 Para Krishtit (3345 vjet më parë) dhe së pari u quajt ILION ose YLLION e tek pastaj TROJA, gjë për të cilën Studiuesi Çek VOJTECH ZAMAROVSKY, në Përmbledhjen BOHOVE A HRDINOVE ANTICKYCH BAJI (Heronjtë e Miteve Antike), Pragë-Zagreb 1983-85, në Faqen 331 sqaron, “Nipi i DARDANIT TROJI ishte Mbret i DARDANISË, kur ai vdiq Mbretëria e tij u nda, në DARDANINË e mbetur sundoi i biri i tij i madh ASARAKU, derisa në TROJADËN e ndarë më i riu ILLI, i cili e themeloi qytetin e ri, TROJËN apo ILIONIN”, TROJA pra si e themeluar nga DARDANIA, më vonë ishte definuar vetëm si njëra nga dy pjesët e saj, ajo shtrihej përgjatë DARDANELEVE (HELESPONTIT) në jugperëndim të ABIDOSIT. Emrat e tyre shkëmbeheshin njeri me tjetrin shumë shpesh, herë DARDANËT quheshin TROJANË e herë TROJANËT DARDANË, sidomos nga Poetët e mëvonshëm ROMAKË edhe pse ishin i njëjti popull, i të njejtit gjak dhe i të njejtës gjuhë, pra DARDANËT dhe TROJANËT u quajtën atëherë mu ashtu si quhen sot Shqiptarët e KOSOVËS dhe ata të SHQIPËRISË nga të huajt, në SHQIPTARË dhe KOSOVARË, me të vetmin dallim se DARDANËT e atëhershëm ishin ndarë në dy pjesë vullnetraisht. Pra TROJA gjithënjë konsiderohej si DARDANIA e DYTË. Natyrisht nuk duhet harruar edhe DARDANINË e TRETË – DARDANINË ILIRE, e cila u themelua kah mesi i shekullit IV para Krishtit, diku nja 11 shekuj më vonë se DARDANIA e PARË.

Drawing of  war of Troy, the last war between Pelasgian people

(Vizatimi i luftës  TROJËSlufta e fundit e Pellazgëve mes vete)

AMBROSIAN ILIAD – Illuminated Manuscript of 5-th century, Pictures XX – XXI

(Edhe në këto punime kaq të hershme vërehet PLISI mbi kokat e disa luftëtarëve)

LUFTA e TROJËS

Ishte LUFTA e MADHE e TROJËS ajo që do ta thyente kohën në dy epoka, FATKEQËSISHT ishin VËLLEZËRIT e të njejtit gjak PELLAZG ata që e zhvilluan këtë Luftë, nga njëra anë MIRMIDONËT, MIKENASIT, SPARTANËT, ARGOSËT, ITAKASIT… të përmbledhur në një emër si AKEJË që gjatë viteve 1194-1184 para Krishtit ia mësyen TROJËS (ERATOSTENI), dhe nga ana tjetër DARDANO-TROJANËT, FRIGASIT e të tjerë që me këmbëngulje e mbrojtën atë, e konfirmon këtë edhe Studiuesi Holandez IMAN JACOB WILKENS, i cili në librin e tij WHERE TROY ONCE STOOD (Ku Qëndronte Troja Dikur) thotë, “Lufta e TROJËS nuk u zhvillua nga GREKËT, sepseHOMERI asnjëherë nuk i kishte përmendur si të tillë, ata që ishin nën komandën e AGAMEMNONIT quheshin vetëm AKEJË“, po edhe Studiuesi dhe ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe WILLIAM EWART GLADSTONE ka thënë, “Rrethimi i TROJËS është ndërmarrë nga DANAJT kundër DARDANËVE TROJANË, edhe pse të dyja palët ishin TË NJË GJAKU”, gjë të cilën skajshmërisht e argumenton Historiania e madhe Shqiptare ELENA KOCAQI në librin e saj LUFTA e TROJËS, LUFTË PELLAZGO-ILIRE (2018). Në këtë Luftë pati shkatërrime të mëdha po edhe me shumë viktima, edhe pse nga të dyja anët edhe sipas Poetit Epik HOMERIT, Historianit dhe GjeografitSTRABONIT, Studiuesit Francez MAURICE DRUON, Shkrimtarit Italian UGO (NICCOLOFOSCOLO,Studiuesit Amerikan EDWIN JACQUES, Studiuesit Francez ROBERT dANGELY, Historianit MalazezLUBOMIR DOMAZETOVIĆ e të tjerëve, luftuan siç u tha vëllezërit e një gjaku, dhe si pasojë e shpërguljeve të mëdha do të mbushej e gjithë EUROPA e më gjërë me DARDANO-TROJANË, kjo gjithashtu edhe sipas Studiuesit dhe Teologut Amerikan HERMAN L. HOEH, në COMPENDIUM OF WORLD HISTORY – Volume II(Përmbledhje e Historisë Botërore – Volumi II), ku thuhet, “DARDANO-TROJANËT gjatë largimit të tyre nga TROJA ishin forcë shumë e madhe, si në numër po edhe në përgatitje”. TROJA pra edhe pse u pushtua në këtë luftë assesi NUK HUMBI, ajo dalngadalë u ringjall, dalngadalë lulëzoi, dalëngadalë e mori veten nëpër mbarë EUROPËN e mbarë BOTËN.

ODHISEU me PLIS në kokë (Mozaik Romak i shekullit II – Muzeu Kombëtar Bardo, TUNIZI)

dhe HEKTORI me TIRQË  – Altkorinth. Vasenb. . (nach Mon. d. Inst.1855, T.20). Roscher, 1884

ENEA – ENE DARDANIDI

Është krejt e qartë se HOMERI i ka lënë të vërtetat e tija, si ka lindur dhe si është zhvilluar TROJA, si ka mbijetuar për shumë kohë dhe në fund si është shkatërruar ajo (kuptojeni, si është pushtuar), por Perëndia e Perëndive ZEUSI nuk kishte planifikuar rastësisht asgjë, ai e dinte se si duhej të veprohej dhe e kishte përzgjedhur ENE DARDANIDIN ta kryej MISIONIN e TIJ, ai duhej ta linte Azinë e Vogël për t’i kthyer DARDANËT kah EUROPA që patjetër ta popullonte gjithë EUROPËN me ta, duhej të krijonte Entitete të reja të veçanta, etni të reja, Mbretëri të reja, Shtete të reja deri edhe PERANDORI të mëdha. E rëndësisë vendimtare është se ENEAsi udhëheqësi i fundit me famë i DARDANISË në Azi të Vogël, ishte personaliteti kyq i rrjedhave GJENEALOGJIKE për mbarë EUROPËN, prandaj edhe në SAGAT (Tregimet) Mesjetare SKANDINAVE thuhet se “EUROPA  ndryshe quhet edhe me emrin ENEA”,që tregon qartë se sa i rëndësishëm ishte ai për Historinë e mbarë EUROPËS (kuptojeni, të mbarë Botës)ENEA ishte brezi i shtatë i DARDANIT dhe brezi i pesëmbëdhjetë i NOE-NOAH-NUHUTe saktësojnë këtëPortali Amerikan i Informacioneve të Besueshme Sekrete GlobalSecurity kur konstaton, “ENEA, HEKTORI dhe PARISI janëbrezi i shtatë i DARDANIT”, po edhe Studiuesi Amerikan JAMES HUNTER, kur thotë se”ENEA ishte i biri i ANHIZIT dhe AFRODITËS, ishte kushëri i Mbretit të TROJËS PRIAMIT, që pas rënies së TROJËS e udhëhoqi një pjesë të Trojanëve për në ITALI”, derisa Studiuesi Çek VOJTECH ZAMAROVSKY, në Përmbledhjen BOHOVE A HRDINOVE ANTICKYCH BAJI (Heronjtë e Miteve Antike), Pragë-Zagreb 1983-85, e jep këtë sqarim,”Paraardhësi i tij i parë i kësaj Bote ishte DARDANI, themeluesi i DARDANISË Ai fatin e tij e lidhi ngushtë me fatin e TROJËS dhe pasi u bë Komandant Suprem i Ushtrisë së saj, populli TROJAN e nderoi dhe e konsideroi si ZOT të VETIN, prandaj edhe me të drejtë u quajt KRENARIA E TRIMAVE DARDANË dhe HERO i të GJITHË HERONJTË të TJERË”.

MBRETËRIA e ALBANËVE në ITALI dhe RRJEDHA DREJT MBARË EUROPËS

Një pjesë e madhe e Historisë së DARDANËVE, pra pas pushtimit të TROJËS arriti deri te ALBA LONGA, e cila u themelua në ITALINË e atëhershme në vitin 1152 para Krishtit dhe mbijetoi 399 vjet (deri në vitin 753 para Krishtit), gjë të cilën e qartëson OXFORD CLASSICAL DICTIONARY (Fjalori Klasik i Oksfordit)i vitit 2003duke shkruar, “ASKANI (JULI), i biri i ENEAS, i zyrtarizoi ALBANËT rreth vitit 1152 para Krishtit, pikërisht atëherëkur e ngriti qytetin ALBA LONGA”, gjë që konfirmohet edhe nga COMPENDIUM OF WORLD HISTORY(Përmbledhje e Historisë Botërore)E gjitha kjo vërtetohet edhe nga The Library of alexandria dheHulumtuesi Amerikan STEVEN WOOD COLLINS, po edhe nga njëri prej Historianëve më të mëdhenjë ROMAKTIT LIVI, kur në veprën e tij HISTORIAE ROMANAE DECADES (Dekada të Historisë së Romës), e saktësoi se ka ekzistuar MBRETËRIA e ALBANËVE në ITALIepoashtu edhe nga portali Serb NSportal, qëshkruan seNUMITORI ishte Mbreti i fundit i ALBANËVE të ALBA LONGAS, derisa në studimin Uellsiano-Kanadas THE TROJAN CITY OF LONDON (Qyteti Trojan i Londrës)decidivizohet se TROJANËT që jetonin në LACIUM vetene tyre e quanin ALBANË, gjithashtu edhe te ENEIDA dhe te CHRONICLE OF KINGS OF BRITAIN (Kronika e Mbretërve Britanikë)jo vetëm që vazhdimisht përdoret emri ALBAN por edhe domethënia i tij, ku përmes të dhënave të shumta  sqarohet se si DARDANO-TROJANËT pas ardhjes së tyre në ITALI, kishin vendosur të mos quheshin më as DARDANË e as TROJANË por vetëm ALBANË, ndër të tjera te A DICTIONARY OF GREEK AND ROMAN GEOGRAPHY (Fjalori i Gjeografisë Greke dhe Romake)të vitit 1873 saktësohet, “ALBANËT ishin kryesorët në gjithë LACIUMIN, kurse Historiani Italian ENZO GATTI, në librin GLI ILLIRI (Ilirët)të vitit 1981shkoi edhe më largëkur ALBANËT i nxorrisi KRENARI të POPUJVE  MESDHETARËpasi sipas tij pikërisht ALBANËTishinkrijues tëshumë shtresave të EKONOMISË, NDËRTIMTARISË, INFRASTUKTURËS e deri edhe krijues të SHKRIMITgjë të cilën e konfirmon edhe  Filologu Serb MILAN BUDIMIR në librin e tij O ETNIČKOM ODNOSU DARDANACA PREMA ILIRIMA (Për Mardhëniet Etnike të Dardanëve ndaj Ilirëve) kur thotë,“DARDANËT ishin ata që e sollën edhe BIBLIOTEKËN në ROMË”E rëndësisë vendimtare është se shumë më tepër vlerëka kur vetë Populli e ruan traditën e tij veçuar nga ajo që të tjerët e thonë për të, të nxjerra këto nga njëri prej Historianëve më të mëdhenjë ROMAK TIT LIVI, që në veprën e tij HISTORIAE ROMANAE DECADES (Dekada të Historisë së Romës)shkroi për lidhjen e ngushtë të ROMAKËVE me ALBANËTpastajnga Autorë të tjerë të Lashtësisë si VIRGJILI kurte ENEIDA ka thënë se emri ALBAN kishte shumçka të përbashkët me gjigandin equajtur ALBION, i cili ishte vrarë nga stërnipi i NOE-NOAH-NUHUT HERKULI, më pas nga STRABONI me konstatimin e tij që“Nuk ka asnjë dallim etnik midis THRRAKASËVE, ILIRËVE dhe TROJANËVE”, derisa për të dhe për Gjuhëtarin Gjerman Prof. Dr. LUTZ MACKENSEN, THRRAKASIT, DAKASIT dhe GOTËT GERMANË e flisnin të njejtën gjuhë, e që TEUTONËT dhe GOTËT GERMANËsë bashku janë quajtur ALBANË dhe kishin lidhje të drejtëpërdrejt me DARDANËTe deri aty sa ALBANË i quan edhe Fiset GERMANE në veri të GJERMANISËpa e lënë anash edhe konstatimine COMPENDIUM OF WORLD HISTORY, Volume II (Përmbledhje e Historisë Botërore, Volumi II)ku thuhet, “Historia e TROJANËVE është ruajtur në regjistrat e HABSBURGUT,HABSBURGËT në fakt ishin pasardhës të drejtëpërdrejtë të TROJANËVE”. Për ta njohur mirë e mirë HISTORINË e POPUJVE të EUROPËS VERIPERËNDIMORE dhe krijimin Mbretërive të tyre nga ALBANËT (kuptojeni, nga DARDANO-TROJANËT) duhet bazuar në radhë të parë nga të dhënat e BURIMEVE MESJETARE GERMANE, të dhënat në Përmbledhjen e SAGAVE të hershmeIslandeze HEMISKRINGLA dhe në Prozën Skandinave EDDA, po edhe shumë të tjerëve që plotësisht lidhen me DETIN MESDHE, përkatësisht me TROJËN, saktësisht me DARDANËT e TROJËS dhe të DARDANISË.

Nga ana tjetër DARDANO-TROJANËT ishin në nivele të larta të civilizimit, pse jo edhe bartës të tij, gjë të cilën më së miri e sqaroi Historiani Islandez SNORRI STURLUSON (1179-1241)në SAGAT mesjetare SkandinaveHEMISKRINGLA, kurshkroi“TROJANËTpas pushtimit të Trojëskudo nëpër Europë u pritën jashtëzakonisht mirëmbi të gjitha për shkak të kulturës së tyre superiorepër shkak të civilizimit të lartë të tyre”, pra në TROJËN DARDANE sipas të gjitha DOKUMENTEVE të mbledhura ARKEOLOGJIKE, është zbuluar ekzistenca e QYTETËRIMIT të madh PELLAZG, ngjarjet e përshkruara te ILIADA dhe te ODHISEU, emrat e përmendur, veshjet dhe gjitha gjërat tjera, tregojnë qartë se atje gjithçka kishte qenë PELLAZGE, pra që para 3500 vjetëve e deri rreth vitit 600para Krishtit, në TROJË është zhvilluar vetëm NJË QYTETËRIM, QYTETËRIMI PELLAZG dhe vetëm PELLAZG, edhe nga kjo del se Lufta e TROJËS është zhvilluar ndërmejt Fiseve PELLAZGE, sepse në Mesdhe e më gjërë ende nuk ekzistonin Fise të tjera, Fise si ato që Historiografia GREKE fare rrejshëm i paraqet si grekëfolëse, të cilat edhe nëse do të ishin krijuar do të kishin ekzistuar rreth 600-700 vjet pas Luftës së TROJËS, Arkeologu i madh GjermanHENINRICH SCHLIEMANN në këtë drejtim thotë se këta “GREKË” kontaktet e para me TROJËN i krijuan tek nëshekullin V para Krishtit, pra shumë më vonë se Lufta e TROJËS. Shkrimet e Historianëve ANTIKË dhe atyre të MESJETËS e vërtetojnë se FRANKËT, GERMANËT dhe SKANDINAVËT janë popuj DARDANO-ILIRO-THRRAKAS, të cilët në kohë të ndryshme migruan drejt Perëndimit. Ishin dy valë dyndjesh të Fiseve të mëdha PELLAZGE në drejtim të perëndimit, DARDANËT nga TROJA dhe TEUTONËT nga ILIRIA, që më vonë do të shëndërrohen në Fise GREMANE, dhe faza e parë fillon pikërisht pas Luftës së TROJËS. Dyndjet DARDANO-TROJANE nga TROJA NË DREJTIM TË MBARË EUROPËS u zhvilluan në periudhën kohore 1184-1103 para Krishtit (fotoja më poshtë), por edhe më vonë. Drejtimet kryesore ishin, i pari TROJË – KRETË – BUTRINT – KARTAGJENË – LACIUM i udhëhequr nga ENE DARDANIDI, drejtimi i dytë ishte TROJË – VENETO – BELGJIKË i udhëhequr nga Themeluesi i Mbretërisë së Belgjikës BAVO TROJANI, derisa drejtimi i tretë ishte TROJË – THRRAKI – ASGARD (Kijev) – DANË (Danimarkë) i udhëhequr nga themeluesi i Mbretërisë së Danimarkës ODINI, pastaj drejtimi i katërt ishte ALBA LONGA (Romë) – BUTRINT – TROJË – TROIA (Portugali) – GALIA (Francë) – TROIA NOVA (Londër) i udhëhequr nga themeluesi i Britanisë BRITI, dhe dy drejtimet tjera ishin TROJË – PANONI – GJERMANI – FRANCË – POLONI dhe TROJË – ARAGONË (Kataloni) – GJERMANI – IRLANDË. Fazat e tjera u zhvillua mes shekujve VII e VI dhenë shekullin IVpara Krishtit, dhe si pasojë e ardhjes së VRAZHDË të SLLAVËVE në Ballkan, ndodhi ajo e shekujve VI dhe VII pas Krishtit. Në këtë fazë janë migrimet masive në radhë të parë nga gadishulli ILIRIK e pak më gjërë, të fiseve ANGLO-SAKSONE në drejtim të BRITANISË, dhe të atyre fiseve që më pas do të quhen fise GERMANE.

KRIJIMI I POPUJVE dhe MBRETËRIVE TË MËDHA EUROPIANE

NGJASHMËRITË mes TYRE të TRASHËGUARA nga DARDANËT

Gjuha është ajo që patjetër e përcakton afërsinë mes popujve, Gjuhëtari Gjerman Prof. Dr. LUTZ MACKENSEN(1901-1992), në Fjalorin e tij Etimologjik URSPRUNG DER WORTER (Origjina e Fjalëve) Edicioni 4, ka saktësuar se GJUHA SHQIPE KA EKZISTUAR edhe DYMIJË VJET para Krishtit, dhe se GJUHA GJERMANE ka lindur RRETH NJËMIJË e PESËQINTË VJET më vonë nga PËRZIERJA E SAJ me GJUHËN ILIRE, derisa Historiani Gjerman GOTTFRIED WILHELM von LEIBNIZ, më 13 Janar 1714 ka thënë, “Relikte të Gjuhës ILIRE edhe sot ruhen në Gjuhët GJERMANIKE”, ndër të tjera edhe për këtë arsye Fiset Germane RETËT dhe VENDOLIKËT ngaSTRABONI dhe Autorë të tjerë janë quajtur fise ILIRE, që i bie se edhe këta emra në bazë të përcaktimit të vendndodhjes mund të sqarohen vetëm me Gjuhën e SHQIPTARËVE të sotëmkështu RE (RE-tët) do të thotë se jetohet diku lartëafër reve, fis i REVEdhe ata vërtetë jetonin lartë në malete ALPEVE të EUROPËS, në një nivel lartësie me RETËpoashtu edheVENDOLIKsipas Linguistit Gjerman HANS KRAHE po në SHQIP do të thotë VENDALIpra që është vendasqë jeton në vendin e tijpa i harruar këtu edhe LANGOBARDËTqë gjithashtu në Gjuhën SHQIPE i bieLANG i BARDHËnga shkaku se prioriteti i tyre ishte blegtoria, në radhë të parë ruajtja e dhenëve e që qumështi dihet se është LANG (Lëng) i BARDHËpraprejardhja e pjesës kryesore të GJERMANËVE nga DARDANËT është më se e qartë, fundja edhe Departamenti për Evolucion, Ekologji dhe Biologji të Popullsisë në CALIFORNIA UNIVERSITY të SHBA-ve, nën udhëheqjen e Studiuesëve Amerikan PETER RALPH dhe GRAHAM COOP, vitin 2012 publikuan Studimin GJEOGRAFIA E FUNDIT E PREJARDHJES GJENETIKE NËPËR EUROPË,në të cilin SHQIPTARËT dolën të jenë me paraardhës të njejtë me popujt e tjerë të rajonit qysh prej 3 mijë vjetësh, e që të dhënat gjenetike të këtij Studimi, për shkak të ZHVENDOSJEVE dhe MIGRIMEVE, treguan se popujt e EUROPËS, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë KUSHËRINJ të LARGËT. Kështu pra, si pasojë edhe u krijuan MBRETËRITË e para GERMANE.

Por, edhe themelimi i MBRETËRISË së BRITANISË dhe i LONDRËS (TRINOVANTE – TROIA NOVA) në vitin 1103para Krishtit nga Princi i Albanëve BRITI, u sqarua nga Historianët Mesjetarë Britanikë NENNIUS dhe GEOFREY OF MONMOUTH, pastaj nga përmbledhjet THE TROJAN CITY OF LONDON (Qyteti Trojan i Londrës),BRUTUS OF TROY FOUNDER OF LONDON (Briti i Trojës, Themeluesi i Londrës), LONDON OR SHOULD I SAY NEW TROY (Londra ose duhet të them Troja e Re), CHRONICLE OF KINGS OF BRITAIN (Kronika e Mbretërve Britanikë), dhe u finalizua nga Poeti i famshëm Britanik JOHN MILTON i cili në stilin homerik në poemën e tij të vitit 1627 ELEGIA PRIMA AD CAROLUM DIODATUM (Elegjia e Parë te Çarls Diodati), në rreshtin 73 qartësoi, “Tuque Urbs Dardaniis Londinum Structa Colonis (Ti Qytet i Londrës i Ndërtuar nga Dardanët e Ardhur)”, e poashtu edhe në vitin 1792 nga Poeti tjetër WILLIAM COWPER, “And Then You the City of London Founded by Dardanian Hands (Dhe Atëherë ti Qyteti i Londrës i Themeluar nga Duart e Dardanëve)”, derisa punimet e Piktorit të njohur Anglez EDMUND BLAIR LEIGHTON (1852-1922) në tri fotot më lartë, edhe pse përkuar në improvizime të kohërave dhe njerëzve me një simbolikë të caktuar në veshje dhe në shenja, e kanë indikacionin e qartë Historik që mund të vijë te përfundimi se çka e shtyri atë që në disa nga këto punime në qendër të vëmendjes të nxjerrë FLAMURIN KUQ E ZI, të ngjashëm me atë të SHTETIT TË ARBËRIT dhe TË EPIRIT, i cili  plotësisht përkon me FLAMURIN e HERSHËM DARDAN(pa e lënë anash edhe GJYSMËHËNËN PELLAZGE përbrenda tij), e që sipas të gjitha gjasave i bie se LEIGHTON e dinte mirë HISTORINË e BRITANIKËVE dhe PREJARDHJEN e TYRE nga DARDANO-TROJANËTqë don të thotë se edhe vetë populli BRITANIK i kohës së tij e dinte fort mirë këtë Histori, prandaj edhe tri nga Pikturat kryesore, ajo e vitit 1911 STITCHING THE STANDARD(Qepja e Flamurit) që paraqet një vajzë duke e qëndisur një Flamur me Shqiponjëdykrenare(një traditë vetëm e Shqiptarëve), ajo e vitit 1888 A CALL TO ARMS (Një Thirrje për KRYENGRITJE) që paraqet një Kalorës me Shqiponjën dykrenare në gjoksdheajo e vitit 1901 THE ACCOLADE (Akordimi – Dhënia e Titullit të Kalorësit) që gati në çdo gjë, si në veshje e poashtu edhe në simbole thuajse i paraqet SHQIPTARËTpor megjithatë fjala është për BRITANIKËT.

Është tepër domethënëse të potencohet edhe një FAKT shumë i rëndësishëm e që është jashtë rrjedhave gjenealogjike DARDANO-TROJANEBRITANIA për 647 vjet rresht ishte quajtur ALBANIe dëshmon këtë Studimi Uellsiano-Kanadas THE TROJAN CITY OF LONDON (Qyteti Trojan i Londrës) me konstatiminBRUTUS and his army sailed away and stopped in a few parts of AFRICA, then they sailed through the Pillars of HERCULES and arrived in GAUL, from which went to their intended destination, an almost empty island to the north of GAUL known as ALBANY”, që në Gjuhën Shqipe i bie, “BRITI dhe ushtria e tij pas ndalimit në disa pjesë të AFRIKËS, përmes SHTYLLAVE të HERKULIT (Ngushtica e Gjibraltarit) vazhduan rrugën për në GALI (Franca veriore e sotme), nga e cila pastaj shkuan në destinacionin e tyre të planifikuar në veri të saj, në ishullin i cili ishte i njohur si ALBANI”,poashtu edhe Historiani Britanik Sir MOSES FINLEY dhe HOLINSHED’S CHRONICLES OF ENGLAND, SCOTLAND and IRELAND (Kronikat Angleze, Skoceze dhe Irlandeze të HolinsheditVol.6 i vitit 1587shkruan, ”Perandoria SAMOTHEANE e pas Përmbytjes së Madhe, u rrëzua nga ALBIONËT në vitin 1721 para Krishtit, të cilët këtë ishull e quajtën ALBANI, derisa mbërriti BRITI DARDANO-TROJAN i cili në bazë të emrit të tij e quajti BRITANI”po edheHistoriani dhe Gjeologu Amerikan JAMES I. NIENHUIS, në veprën e tij OLD EARTH? WHY NOT! (Toka e Vjetër? Përse Jo!)të vitit 2003 i përmendë ALBANËT e LASHTË të ishujve SHETLAND dheORKNEY, pra BRITANIA para se të quhej e tillë për 647 vjet të plota ishte quajtur ALBANI (ALBANY).

Mbreti i Piktëve SKOCEZË Aed Mac CINAEDA 877- 878 dhe Mbreti i SKOCISË MALCOLM III 1057- 93 (anash),

të dy me PLISA të BARDHË në kokë (Edinburgh Castle – EDINBURGH SCOTLAND),

dhe Guri i quajtur ‘DARDANUS STANDING STONE’ (Menhir), mbi 2000 vjet i Lashtë, ndodhet në FINZEAN të Skocisë Lindore

Në drejtimin e prejadhjes së tyre nga DARDANO-TROJANO-ALBANËT si pjesë e Britanikëve, sigurisht që nuk mbetën prapa as edhe SKOCEZËTdhe UELLSIANËT, po edhe IRLANDEZËT. Nëse Studiuesi Amerikan JAMES I. NIENHUIS saktësoise“Nipi i ENEAS legjendar BRITI, njërit nga bijtë e tij ia vuri emrin ALBAN, i cili u bë emëruesi ALBANËVE atje (Skocezëve të mëvonshëm)”, nëse edhe vetë BRITI ishte një Princ ALBAN dhe ishulli ku sapo kishte ardhur (Britania) prej 647 vjetësh quhej ALBANI, patjetër duhet të vihet te përfundimi se ai ishte i detyruar që njërin nga tre bijtë e tij ta quaj pikërisht ALBAN, dhe pjesën veriore të këtij ishulli t’ia lërë në sundim atij si Mbret, që e njejta të vazhdonte të quhej ALBANI, më vonë edhe ALBA, e që pastaj përfundimisht do të quhet SKOCI (Scotland).Në anën tjetërqë nga krijimi i saj IRLANDA për KULT-SIMBOL të sajin e ka pasur dhe akoma e ka GJARPËRIN,edhe pse në IRLANDË në bazë të kushteve klimatike nuk ka pasur dhe as sot e kësaj dite nuk ka qoftë edhe një GJARPËR, dëshmohet kjo edhe nga Historian Irlandez Sir JAMES WARE i cili ka shkruar, “GJARRPËRI nuk mund të jetojë në IRLANDË edhe po ta dërgoje atje”e poashtu edheHulmtuesi Britanik FYNES MORYSON (MORISON)që në multi-vëllimin ITINERARY 1617 (Itinerari 1617)shkroi, “IRLANDA nuk ka karkalecë që këndojnë natën, as cicërima nëpër pyje, po as edhe zvarranikë”, pra derisa askush nuk ka parë ndonjëherë GJARPËR në IRLANDË mbetet vetëm një alternativë, KULT-SIMBOLI i GJARPËRIT në IRLANDË është dërguar nga të parët e tyre KELTO-MILESIANËT e TROJËSprandaj paraardhësit e IRLANDEZËVE të sotëm KELTËT dhe MILESIANËT ishin vëllezër qysh në TROJË, domethënë ishin DARDANË. Të dhënat tjera në këtë drejtimgjenden edhe në Portalin BritanikFAMILY TREE MAKER, në studimin TROJANS, MILESIANS,  CELTS and SCYTHIANS (Trojanët, Milesianët, Keltët dhe Skithët) ku shkruan“MILESIANËT TROJANO-DARDANË kaluan në SPANJË dhe pastaj erdhën në IRLANDË rreth viteve 700-600 para Krishtit”, fundja edhe sipas LEGJENDAVE IRLANDEZE,IRLANDEZËT e sotëm origjinën e tyre ia dedikojnë MILESIANËVE DARDANË, gjithësesi pa i anashkaluar edhe KELTËT që sipas HOMERIT gjithashtu ishin të ardhur nga DARDANËT, në këtë drejtim edhe Studiuesi AmerikanRICHARD WASWO, në përmbledhjen EVERYBODY’S GENEALOGY (Gjenealogjia e të Gjithëve)pa u hamendursaktëson”Përmes DARDANIT rradha shkoi deri te i biri i HEKTORIT FRANKU, i cili ishte Mbret i KELTËVE”.

Po cila ishte GJUHA e PARË e BRITANIKËVE? Në librin LA VIA DEGLI IMMORTALI (Rruga e të Pavdekshmëve) me Autore DEVANËN (Studiuese Italiane  e Mistereve të Arkeologjisë), në faqen 77 është shkruar,“Trembëdhjetë shkronjat e ALFABETIT të parë IRLANDEZ janë trembëdhjetë shkronjat e para të ALFABETIT PELLAZG, ALFABET i cili u përdor edhe nga BRITANIKËT”, kurse Studiuesi mesjetar Britanik GEOFFREY of MONMOUTH, në librin e tij të vitit 1136 HISTORIA REGUM BRITANNIAE (Historia e Mbretërve Britanikë)shkroi“BRITI dhe njerëzit e tij FLISNIN NË GJUHËN  TROJANE e cila më pas u shëndrrua në gjuhë BRITANIKE”po edhesipas Portalit BRITAIN’S HIDDEN HISTORY, në përmbledhjen ANCIENT BRITISH LANGUAGE (Gjuha e Lashtë Britanike), “Gjuha e parë e Britanikëve pos TROJANËVE vinte edhe nga HITITËT”,Gjuhë e cila sipas Studiuesit Amerikan ROBERT TEMPLE është shumë e afërt me Gjuhën SHQIPE të sotme,  pa e lënë anash se të gjithë e përmendin BUTRINTIN si piknisje, qytet i cili padiskutueshëm potencohet edhe në librinTHE LIFE OF BRUTUS (Jeta e Britit) dhe në CHRONICLE of BRITAIN (Kronika e Britanisë), njësoj edhe Studiuesi Britanik LAURENCE AUSTINE WADDELL e favorizon ngjashmërinëe Gjuhës HITITE me Gjuhën ANGLEZEPër t’i sqaruar këto konstatime duhet ndërlidhur meStudiuesin Amerikan GEORGE FRED WILLIAMS,i cili në vitin 1914 fare shkoqur e tha se në TROJË është folur ajo që është Gjuha SHQIPE e sotmederisaAkademikët Austriakë STEFAN SCHUMACHER dhe JOACHIM MATZINGER thonëse pjesa më e madhe e Gjuhëve EUROPIANE elementet bazë të Gjuhëve të tyre i kanë nga GJUHA SHQIPEpo edhe përStudiuesin Francez ROBERT d’ANGELY, “Gjuha SHQIPE është po aq e Lashtë sa edhe vetë RACA e BARDHË”, e që mund të finalizohet meGjenetistin Italian të popullsisë prof. LUIGI LUCA CAVALLI-SFORZA dhe dy Studiuesit e gjuhës prof. ERICH MINCH dhe ROBERTO PIAZZA, që në vitin 1996 e nxorrën Gjuhën SHQIPE si të parën nga të gjitha Gjuhët INDOEUROPIANE, prandaj edhe në Gjuhën ANGLEZE të sotme janë ruajtur fjalët e Gjuhës SHQIPE që më së shpeshti përdoreshin në atë kohë, si CASTLE (Kështjellë), DESIRE (Dëshirë), SENCER (Sinqertë), FATE (Fat), VICTORY (Fitore), UNDER (Ndër) etj. të cilën e vërteton Gjuhëtari Bavarez JOSEF RITTER von XYLANDER kur thotë se fjalë të gjuhës SHQIPEkanë mbetur edhe në gjuhën ANGLEZE, pa e harruar këtu edhe kultin fetar të parakrishter të cilin BRITANIKËT e quanin DRUIDISM (Druidizëm), nga fjala SHQIPE DRU, sepse besohej pikërisht në DRUPra,është fare e qartë se GJUHA e PARË e BRITANIKËVE pa dilemë përputhet vetëm me Gjuhën SHQIPE të SOTME.

Nga një këndvështrim krejt tjetër, tarshëgiminë e përbashkëttë BRITANIKËVE, IRLANDEZËVE dhe SHQIPTARËVE nga DARDANËT na e sjell MARGARET MacMILLAN, që një kohë të gjatë punoi si Profesoreshë Historie nëOXFORD UNIVERSITY, e cila në veprën PARIS 1919 – SIX MONTHS THAT CHANGED THE WORLD(Parisi 1919 – Gjashtë Muajt Që e Ndryshuan Botën)saktësoi“SHQIPTARËT kanë shumë pika takimi me SKOCEZËT dhe IRLANDEZËT, nga fizionomia apo pamja e jashtme, një SKOCEZ apo një IRLANDEZ mund ta marrësh tamam si një SHQIPTAR”njejtë edhe Autori Amerikan JOSEPH K. GREENE, në librin e tij LEAVENING THE LEVANT (1916)shkroi, “SHQIPTARËT janë si malësorët e SKOCISË”, poashtu edhe Historiani AmerikanALBERT BUSHNELL HART, qysh në datën 19. 10. 1913 deklaroi, “Populli SHQIPTAR është MALSORI SKOCEZ i Ballkanit”. Për këtë ngjashmëri midis SHQIPTARËVE dhe SKOCEZËVE, Profesori i mirënjohur Britanik NOEL MALCOLM tregon se “Shumë ANGLEZË e shohin një paralelizëm, nje ngjajshmeri te ngushtë mes MALËSORËVE SKOCEZË dhe MALËSORËVE SHQIPTARË”po edheUdhëpërshkruesi Britanik JOHN FOSTER FRASER, në librin e tij PICTURES FROM THE BALKANS (Pamje nga Ballkani) të vitit 1906, flet për ngjashmëritë e padiskutueshme mes SHQIPTARËVE dhe SKOCEZËVE, e poashtu edheHistoriani Britanik WADHAM PEACOCK,në librin e tij ALBANIA THE FOUNDLING STATE OF EUROPE (Shqipëria, Shteti Thjeshtër i Europës),London 1914, thotë, “MIRDITORËT mund të konsiderohen si ANGLEZËT e tipit bjond”, derisa udhëheqësi fetar Kanadas me origjinëSkoceze HUGH ALLAN MacDONALD  (Kryeprift në Dioqezën ANTIGONISH, te Nova Scotia  Kanada)i cili në një festë fetare në vitin 1975 para besimtarëve të tij të shumtë poashtu me prejardhje SKOCEZE, pas shtjellimit të argumentuar të lidhjeve të hershme SHQIPTARO-SKOCEZE është shprehur decidivisht kështu”I am ALBANIAN, therefore you are ALBANIANS so (Unë jam SHQIPTAR, prandaj edhe ju jeni SHQIPTARË)”por edhe vetë thënia e vjetër popullore e tyre ALBA-N GU BRATH qartëson gjithçkaështë ajoqë edhe sot e kësaj dite përdoret kur SKOCEZËT kapen në emocionee cilandër të tjera me të madhe potencohet edhe në filmin e famshëm të MEL GOBSONIT BRAVEHEART (1995),  e që në përshtatjen moderrne i bie RROFTË SKOCIA. Dhe si finalizimsipas THE ILLUSTRATED ENCYCLOPEDIA UNIVERSAL (Enciklopedia e Ilustruar Univerzale), pesha e të gjitha dëshmive që janë zbuluar, fare thjeshtë tregon se edhe PIKTËT ALBANË para fillimit të marshimit të tyre drejt ishujve BRITANIKË, u larguan nga rajoni që i përfshinte territoret e Lashta të ILIRISË.

Themeluesi i Mbretërisë së Danimarkës ODINI me PLIS në kokë

(Punime të Ilustratorit të mirënjohur Danez të shekullit XIX LORENZ  FRÖLICH)

Po SKANDINAVËT ku duhet të jenë në këtë GJENEALOGJIPrejardhja e ODINIT DANEZ është gjurmuar ngaStudiuesja Britanike GLADYS TAYLOR ku në Përmbledhjen THE MAGNET OF THE ISLES  (Magneti i Ishujve), Londër 1971,  faqen 37 thuhet, “Familjet Mbretërore të vendeve SKANDINAVE erdhën nga ODINI,gjenealogjia e të cilit ashtu si është dhënë në Prologun e Prozës Skandinave EDDA përcillet deri te Mbreti i TROJËS PRIAMI”derisa JOHN D. KEYSER, në librin THE TROJAN ORIGINS OF EUROPEAN ROYALTY(Origjina Trojane e Familjeve Mbretërore Europiane)shkruan, “ODINI ishte Mbreti i tetë me rradhë me prejardhje nga PRIAMI i TROJËS”,derisa në përmbledhjenTHE INCREDIBLE NORDIC ORIGINS (Origjina e Jashtëzakonshme Nordike), Hardcover 1981, botuar ngaS. GUSTEN OLSON, në faqen 87 thuhetËshtë pranuar gjërësisht se të gjitha familjet e EUROPËS VERIPERENDIMORE në PUSHTET datojnë nga ODINI historik, i cili rrjedh nga familja Mbretërore e TROJËS”, por edhe Poeti dhe Studiuesi Norman ROBERT WACE në publikiminROMAN DE ROU (shekulli XII), thotë se NORMANËT janë TROJANË, dhe se ata nga TROJA emigruan në SKANDINAVI, e cila është quajtur DAN (dar-DAN) për nder të emrit të lavdishëm të themeluesëve të TROJËSpo edhe sipasSAGAVE mesjetare Skandinave HEMISKRINGLA, të shkruara nga Histroiani Islandez SNORRI STURLUSON, “ODINI me popullin e tij TROJANO-THRRAKAS përmes DETIT të ZI dhe UKRAINËS erdhi në SKANDINAVIishin edhe TEUTONËT ata të cilët më pas erdhën nga TROJA dhe të gjithë së bashku e krijuan popullin SKANDINAVkur me ODININ filloi edhe MBRETËRIA e SKANDINAVISË”derisa JOHN D. KEYSER thotë seODINI dhe pasardhësit e tij filluan mbretërimin e tyre në SKANDINAVI në vitin 1040para Krishtitpastaj THE LINK Magazine qartëson se “Familjet pasardhëse të ODINIT rrjedhin nga Mbretërit e Lashtë TROJANË”, kurse nga ana tjetër Filologu dhe Linguisti Gjerman HANS KRAHE në librin INDOGERMANISCHE SPRACHWISSENSCHAFT (Linguistika Indoeuropiane1948, potencoi, “ILIRËT bëheshin mjet për të përtrirë e FORCUAR GJAKUN NORDIK, dhe duke qenë TË AFËRT ME TA u falnin PËRSOSHMËRI dhe FUQI”, nga ODINI pra pos DANEZËVE rrjedhin edhe NORVEGJEZËT, SUEDEZËT dhe FINLANDEZËT.

PLISI i BARDHË DËSHMI MË VETE

DËSHMI e PARRËZUESHME E LIDHJES SË FORTË TË POPUJVE TË MËDHENJË EUROPIAN ME SHQIPTARËT ËSHTË EDHE PLISI i BARDHË MBI KOKAT E THEMELUESËVE DHE MBRETËRVE TË TYRE TË HERSHME, E QË ZEN VEND DOMINUES NË FOTOT E PARAQITURA, TË CILIN SOT MBI KOKAT E TYRE E MBAJNË VETËM SHQIPTARËT.

Dhe PËRFUNDIMI,

Siç u dëshmua DARDANO-TROJANËT ishin vendimtarë në krijimin e POPUJVE, MBRETËRIVE dhe PERANDORIVE të MËDHA të NJERËZIMIT, po edhe të vendeve të mëdha të mbarë EUROPËS së sotme, si BRITANIA (Anglia, Uellsi, Skocia), GJERMANIA, FRANCA, DANIMARKA, NORVEGJIA, SUEDIA, FINLANDA, BELGJIKA, ITALIA, IRLANDA, POLONIA e të tjera, si PJESË PËRBËRËSE E MADHE, ndoshta edhe MË E MADHJA e HISTORISË SË NJERËZIMIT, e që LIDHSHMËRINË me SHQIPTARËT e SOTËM e ka TË PARRËZUESHME, domethënë LIDHSHMËRI të DREJTËPËRDREJTË GJENETIKE.

Personalitetet e mëdha të Historisë botërore, GJENEALOGJIKISHT të ardhur nga DARDANËT, po edhe paraardhësit e tij, mund t’i shihni në këtë tabelë. Në anën e majtë nga lartë deri poshtë, SHQIPONJË – FLAMURI DARDAN, themeluesi i Dardanisë DARDANI, Mbreti i dytë i Dardanisë ERIHTONI, Mbreti i famshëm i Trojës PRIAMI, Kryekomandanti i forcave mbrojtëse të Trojës HEKTORI (me PLIS në kokë), Themeluesi i Mbretërisë së Danimarkës ODINI (me PLIS në kokë), Themeluesi i Mbretërisë së Romës ROMULI, Legalizuesi i KRISHTERIMIT dhe themeluesi i Konstandinopojës, Perandori i famshëm i Romës KONSTANDINI i MADH, dhe Flamuri i parë i Perandorisë së ROMËS, derisa në anën e djathtë nga lartë deri poshtë, STEMA e DARDANËVE, Perandori i fundit i Atlantidës NOE-NOAH-NUHU (me PLIS në kokë), Princi i Dardanisë dhe ideatori i themelimit të Romës ENEA, Themeluesi i Mbretërisë së Britanisë BRITI, Udhëheqësi më i famshëm i Romës JUL CEZARI, Finalizuesi i Perandorisë Romake OKTAVIAN AUGUSTI, Krijuesi i Sitemit Juridik Botërorë DIOKLECIANI, Perandori më i sukseshëm i Bizantit, e poashtu edhe krijues i Kodit të Justinianit JUSTINIANI i PARË dhe në fund FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR.

ATËHERË PRA,

Hajde thuajeni nëse HISTORIOGRAFITË SHQIPTARE e dinë këtë GJË, unë po them JO.
Hajde thaujeni nëse INSTITUTET e HISTORISË KOMBËTARE e dinë këtë GJË, unë po them JO.

Hajde thuajeni nëse ASHSH-ja dhe ASHAK-ja e dinë këtë GJË, unë prap po them JO.

Hajde thuajeni nëse HISTORIANËT SHQIPTARË (përpos ELENA KOCAQIT dhe pak ndonjë tjetri) e dinë këtë GJË, unë po them JO se JO.


SEPSE FARE THJESHTË,

NË ASNJË SHKRIM HISTORIE të INSTITUCIONEVE ZYRTARE NUK MUND TË GJENDET AS EDHE NJË SHKRONJË e KËSAJ HISTORIE.

PRANDAJ,

TË GJITHË SË BASHKU duhet të NGJALLEMI dhe ta themi fare shkoqur e ME FORCË se PARAARDHËSIT TANË e kanë bërë NJË HISTORI MADHËSHTORE, MË TË DREJTËN dhe MË TË FAMSHMEN E MBARË BOTËS, në këtë rast patjetër duhet ta kujtojmë Linguistin Austriak MAXIMILIAN LAMBERTZ, që ka thënë, “HISTORIA E VËRTETË E NJERËZIMIT DO TË SHKRUHET VETËM ATËHERË KUR SHQIPTARËT TË MARRIN PJESË NË PËRPILIMIN E SAJ”, e nga ana tjetër ne AKOMA NUK PO GUXOJMË TA THEMI KËTË TË VËRTETË, e MJERISHT edhe NUK PO E DIMË, pra jemi NË NJË VIT TË MADH TË NJË JUBILEU MADHËSHTOR, JO MË TË VOGËL SE 3500-VJEÇARË,por FATKEQËSISHT TASHMË MUND TË JEMI PAK VONË PËR T’IA THËNË BOTËS MBARË SE KUSH PASKEMI QENË MOTI, MOTI DIKUR, DHE SI PASOJË NË BORXHIN E SAJ NDAJ NESH, KUSH DUHET TË JEMI SOT, por megjithatë, NË KËTË VIT TË MADH ASKUSH NUK NA NDALON TA ORGANIZOJMË SË PAKU NJË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR KËTË HISTORI KAQ TË MADHE.

(Pjesë nga libri im GJENEALOGJIA DARDANE, NGA NOE-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT,CIVILIZIMI EUROPIAN)

P.S. Ky shkrim i imi, mjaft më i shkurtër, u botua edhe tri vite më parë pikërisht në këtë Portal (ZEMRASHQIPTARE.NET), në datën 10. 02. 2016, por rreth një muaj më parë portalet DARDANIA SACRA dhe NJËKOMB e kishin grabitur dhe e kishin postuar në emër të tyre, edhe pse në këto portale unë reagova me koment-kërkesën për ta thënë të vërtetën ata megjithatë vazhduan të mbeten në pozicionet e tyre!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here