Shkretëtira Atacama në Kilin verior është një nga vendet më të thata në Tokë, por tani pjesë të rërës së saj zakonisht të zhveshur janë të mbuluara me lule shumëngjyrëshe të bardha dhe vjollcë.

 

Shkretëtira Atacama njihet si Desierto Florido (“shkretëtira e lulëzuar”) sepse çdo disa vjet mbulohet me lule, kur nivelet e duhura të shiut dhe temperaturës përkojnë për të zgjuar farat e fjetura të shkretëtirës.

Kjo zakonisht ndodh në pranverë. Por lulëzimi aktual është jashtëzakonisht i hershëm – në mes të dimrit të Hemisferës Jugore – falë shiut të nxitur nga El Niño, një fenomen natyror klimatik që ndikon në motin global.

Lulëzimi zakonisht përkon me El Niño, gjatë të cilit temperaturat janë më të ngrohta në rajon, duke çuar në më shumë avullim dhe, rrjedhimisht, më shumë shi, shkruan CNN.

Rreth 15 ngjarje të lulëzimit kanë ndodhur në 40 vitet e fundit, sipas një analize të vitit 2022 nga Universiteti Katolik i Kilit. Lulëzimi nuk është ende mjaftueshëm i gjerë për t’u konsideruar zyrtarisht pjesë e “shkretëtirës së lulëzuar”, tha Cesar Pizarro, i cili drejton ruajtjen e biodiversitetit në Korporatën Kombëtare të Pyjeve (CONAF), një organizatë e drejtuar nga qeveria kiliane.

Por priten më shumë shi, që do të thotë se lulet mund të përhapen në një zonë më të madhe, shtoi ai.

Në vitin 2022, qeveria kiliane njoftoi krijimin e një parku të ri kombëtar në shkretëtirën Atacama, në një përpjekje për të mbrojtur këto lulëzime të rralla së bashku me kafshët e egra – duke përfshirë insektet, zvarranikët dhe zogjtë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here